Elbasan, zhvillohet biznesi i peshkimit në Klos, dhjetra të punësuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2014, 14:02
Elbasan- Komuna e Klosit po investon fuqishëm vitet e fundit në biznesin e peshkimit. Menaxheri i bisnezit të këtij sektori Sami Shermadhi vlerëson se janë 99 vaska peshku që po mirëmbahen, çka ka sjellë edhe punësimin e dhjetëra banorëve të zonës.Komuna e Klosit po investon fuqishëm vitet e fundit në biznesin e peshkimit. Menaxheri i bisnezit të këtij sektori Sami Shermadhi vlerëson se janë 99 vaska peshku që po mirëmbahen, kryesisht me Koran.Ky biznes ka sjellë punësimin e dhjetëra banorëve të zonës, ku ne kushtet qe ndodhet vendi shifrat janë shumëdomethënese për këtë komunë.Ky rezervat peshku eshte ndër më të medhenjtë në të gjithë vendin dhe nuk përdoret vetëm për të furnizuar qytetin e Elbasanit.