Nigeri, "Boko Haram" marrin nën kontroll qytetin e Damboa, 40 të vdekur

Militantët islamikë të Nigerisë kanë marrë nën kontroll qytetin kyç të Damboa, në veri-lindje të Nigerisë. Sipas mediave lokale, që citojnë banorë të zonës, tashmë flamuri I "Boko Haram" është ngritur në shenjë fitoreje dhe pushtimi në Damboa, qyteti që gjendet 85 km larg Maiduguri, epiqendra e militantëve islamikë.Nga ky triumf i Boko Haram, së paku 40 persona kanë mbetur të vdekur. Damboa është një nga qytetet më të mëdha të shtetit të Bornos dhe një qendër e rëndësishme tregtare edhe për qytetet fqinje. Por ushtria nigeriane po përgatitet për një luftë të ashpër për të rimarrë kontrollin e qytetit, madje zëdhënësi i saj Chris Olukolade tha se forcat qeveritare nuk do ti lejojnë më Boko Haram, të marrë as edhe një milimetër nga toka e tyre.Por menjëherë pas këtyre deklaratave, një helikopter ushtarak që fluturonte mbi qytetin Bama, është qëlluar në ajër. Pas sulmeve në Damboa, militantët e Boko Haram kanë shkëputur edhe linjat e energjisë elektrike.Tashmë grupi Boko Haram është edhe më i pajisur e i furnizuar me armë, pasi në këtë qytet gjendeshin edhe qendrat ushtarake nigeriane, tashmë të braktisura.Edhe një herë tjetër qeveria e Nigerisë po përballet me kritika për mënyrën sesi po kundërpërgjigjet ndaj Boko Haram, pas rrëmbimit në muajin prill, të mbi 200 vajzave të mitura nga shkollat. Presidenti Goodluck Jonathan ka deklaruar se do ti japë ushtrisë pushtet dhe kompetenca edhe më të mëdha për tu përballur me Boko Haram.Sipas Organizatës së të Drejtave të Njeriut, me qendër në Uashington, vetëm në gjysmën e parë të 2014-ës, 2053 civilë kanë humbur jetën në 95 sulme të ndryshme të grupit islamik "Boko Haram". Ky grup po lufton që prej vitit 2009 kundër qeverisë, për të krijuar në vend një shtet islamik. Ai është themeluar në vitin 2002, ku pjesë e tij ishin dhjetëra militant ndërsa sot në rradhët e këtij grupimi numërohen rreth 3 milionë luftëtarë. Në 2013-ën, Boko Haram u shpall nga Shtetet e Bashkuara "grupim terrorist".