Daçiç: Ende s`është përcaktuar ekipi për dialog

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se ende nuk është përcaktuar ekipi negociator i Beogradit në dialogun me Prishtinën dhe se ende nuk dihet se kush do ta udhëheqë atë.Ai iu ka thënë gazetarëve se nuk do t`iu ikë përgjegjësive nëse vendoset që ai të jetë në krye të negociatave.Sipas tij, nëse shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, vendos të përfshihet në bisedime, atëherë nuk mund të pritet që Beogradi të përfaqësohet me ndonjë zëvendësministër apo ndonjë personalitet që nuk është anëtar i qeverisë së Serbisë.Mediat në Serbi, duke cituar burime nga kabineti i zonjës Ashton, të cilat kanë thënë se Daçiç do të udhëheqë ekipin serb në dialogun me Prishtinën.