Mbahen zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, favorit partia e Gjukanoviç

Votuesit në Mal të Zi votojnë të dielën për zgjedhjet parlamentare. Sondazhet e opinionit flasin se koalicioni qeverisës për një “Mal të Zi Evropian” është favorit dhe potencialisht mund të marrë gati gjysmën e votave.Një fitore e koalicionit mund të çojë në kthimin në zyrën e kryeministrit të Millo Gjukanoviçit, kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve.Gjukanoviç, i cili ka udhëhequr Malin e Zi si president apo kryeministër në shumicën e kohës në dy dekadat e fundit, e udhëhoqi shtetin e vogël ballkanik drejt pavarësisë nga Serbia në vitin 2006 dhe tani mbështet hyrjen e Malit të Zi në Bashkimin Europian dhe në NATO.Koalicioni qeverisës fajësohet për nivelin e lartë të korrupsionit, si dhe për dështimin që ta ruajë nga rënia ekonomike vendin, që ka më pak se 700 mijë banorë.