"Relaksohem vetëm kur qëndroj me macet e mia"
Këngëtarja Katy Perry do ta kalonte ditën ideale në pushim me macet e saja.Falë karrierës së saj të suksesshme, bukuroshja ka një axhendë shumë të ngjeshur me paraqitje të shpeshta nëpër televizione dhe koncerte.28 vjeçarja vlerëson shumë minutat e saj të lira dhe e di me saktësi se si do të preferonte t'i kalonte ato për tu relaksuar."Nëse do të kishte një ditë ideale për të pushuar, unë do të dëshiroja të qëndroja në shtëpi me macet e mia. Ose do të vizitoja ndonjë qendër për masazh dhe relaksim. Gjithashtu më pëlqen të meditoj", tha ajo duke qeshur.Katy ka kaluar një vit me turbulenca në vitin 2012, i ndjekur nga divorci i saj me komedianin Russell Brand dhe realizimin e dokumentarit emocional "Katy Perry: Part of me" në të cilën shpalosi gjithçka në lidhje me ndarjen.Pavarësisht se viti i ri tradicionalisht njihet se fillim i ri, ylli insiston se nuk i ka vendosur ende striktet për veten e saj për 12 muajt e ardhshëm.Tashmë Perry është në lidhje me muzikantin John Mayer