Zgjedhjet në Mal të Zi, sot heshtje zgjedhore

Mali i Zi zhvillon nesër zgjedhjet parlamentare ndërsa sot në vend mbizotëron heshtja zgjedhore.Nga 13 lista zgjedhore që konkurrojnë në këto zgjedhje, katër prej tyre janë dominuese dhe pritet të shënojnë rezultate më të larta në këto zgjedhje.Partia në pushtet DPS (Socialdemokrate) e Milo Gjukanoviç në koalicionin me partitë e tjera, përfshirë edhe partitë shqiptare.Opozita nga ana tjetër merrë pjesë në këto zgjedhje me tre rajone dominuese, ndër të cilat Fronti Demokratik, Partia Popullore Socialiste dhe partia e re Mali i Zi Pozitiv.Anketat e fundit të opinionit publik nxjerrin fitoren e koalicionit aktual qeverisës të udhëhequr nga Gjukanoviç.Në këto zgjedhje parlamentare të 14 Tetorit, 9 subjekte politike shqiptare dalin me 4 lista. Koalicioni “Për Bashkim”, i përbërë nga Forca, Iniciativa Qytetare dhe Lëvizja Perspektiva dorëzuan listën 15 minuta para përfundimit të afatit. Ky koalicion do të udhëhiqet nga Genci Nimanbegu dhe Vasel Sinishtaj.“Koalicioni Shqiptar – Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Partia Demokratike dhe Alternativa Shqiptare“, e udhëhequr nga Fatmir Gjeka, KZSH-së dorëzuan listën një orë para mesnatës. Nga koalicionet shqiptare e para që dorëzoi listën pranë KZSH-së ishte koalicioni në mes të Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe Partisë së Prosperitetit Demokratik, e udhëhequr nga Mehmet Zenka i ndjekur nga Hamdi Hasani i cili gjendet i dyti në listë.“Aleanca Rinore Shqiptare“, si subjekti më i ri në skenën politike shqiptare në Mal të Zi, po ashtu dorëzoi listën e vet pas përpjekës së dytë, pasi KZSH-ja ju kishte kthyer listën për ta kompletuar dokumentacionin e duhur. Listës në subjektin më të ri politik i prinë Anton Lulgjuraj, njëherësh edhe kryetari i Forumit Demokratik për Integrim.