Daçiç, kryenegociator në bisedimet me Kosovën

Kryeministri serb Ivica Daçiç do të jetë kryenegociatori i Serbisë në negociatat me Kosovën. Kjo është konfirmuar për mediat serbe nga burime brenda qeverisë dhe kabinetin e shefes së diplomacisë së BE-së, Ketrin Eshton, e cila do të udhëheq negociatat.Këshilltari i presidentit serb për politikë të jashtme, Marko Gjuriç deklaroi se në këto negociata do të theksohet qëllimi final i Serbisë, për disa opsione për zgjidhjen e çështjes së Kosovës nga këndvështrimi serb. Sipas tij, tërë opinioni serb do të ketë të qartë pozicionin e Beogradit sapo të nisin negociatat.Nga ana tjetër, nga pala kosovare si kryenegociator është përmendur kryeministri Hashim Thaçi, po ashtu një propozim i deleguar nga bashkësia ndërkombëtare. Qeveria serbe, sipas Blic, synon që në vitin e parë të mandatit të zgjidh çështjen e Kosovës.