Serbia kërkon heqjen e termit "integritet" i Kosovës

Presidenti i Serbisë, Timosllav Nikoliç ka kërkuar heqjen e termit “integritet territorial" i Kosovës nga raport progresi i Komisionit Europian. Në një prononcim për gazetën “Veçernje novosti”, Nikoliç ka theksuar se BE-ja nuk jep alternativa për anëtarësimin e Serbisë.“Me dëshirën për të fituar datën për fillimin e negociatave, Serbia është ballafaquar me probleme akute, midis të cilave janë lufta kundër kriminalitetit e korrupsionit, reforma në gjyqësor, për vazhdimin e dialogut teknik, për të cilat ka treguar se ka vullnet të fuqishëm që problemi të zgjidhet”, ka theksuar aiNikoliç njëkohësisht pret që BE të tregojë gatishmëri për ta pranuar Serbinë në radhët e veta si anëtar të saj. “Termi ”integriteti i Kosovës” nuk është i pranueshëm për Serbinë, e cila pret se BE do të jetë mediator i paanshëm në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Ndryshimi i atij formulimi paraqet një hap të vogël i cili do t`i jepte forcë shtesë Serbisë, që në vullnet të mjaftueshëm dhe në interes te të gjithë qytetarëve t`i zgjidh të gjitha problemet ekzistuese dhe ta vazhdojë dialogun në nivelin më të lartë politik”, ka theksuar ai.Sipas gazetës “V. Novosti” propozimi i Serbisë është që nga dokumenti të hiqet fjala “integritet” sepse ajo për nga interpretimi i vet juridik e përshinë edhe sovranitetin e Kosovës dhe që, në vend të kësaj, të shkruan “respektimi i territorit të Kosovës”.Në këtë rast, Serbia do të mund ta respektonte “territorin e krahinës së vet jugore”, që do të nënkuptonte se pranon se nuk ka ndarje. Ky propozim pason pas sqarimeve të komisionarit evropian për shtrirje, Stefan Fyle i cili i ka bindur zyrtarët serb se formulimi mbi “tërësinë tokësore të Kosovës” ekskluzivisht ka të bej me ndalimin e ndarjes dhe është neutral ndaj statusit.