Vidhnin kompani celulare e qëndra tregëtare, arrestohet banda e hajdutëve
Tiranë- Policia e Tiranës prangos një bandë hajdutësh të kompanive të ndryshme celulare dhe qëndrave tregëtare në kryeqytet.5 persona kanë rënë në prangat e forcave të komisariatit numër 2 në Tiranë ndërsa 1 tjetër është shpallur në kërkim, të dyshuar si autorë i të paktën 7 rasteve.Ndalimi i tyre u bë në saj të finalizimit të operacionit të koduar “Thyerja”, ndërsa janë arrestuar:-Sael Sulaj, 19 vjec, banues në Tiranë.-Donald Seladin Ahmetaj, 24 vjec,- Klaudjo Petrit Bufi, 23 vjec, lindur dhe banues në Tiranë,-Bledi Sami Kateshi, 19 vjec, banues në Tiranë,-Rolfi Armand Harka, 18 vjec, banues në TiranëNdërsa është shpallur në kërkim Sajmir.HNga hetimet e kryera deri më tani nga strukturat e hetimit të krimit të këtij komisariati, është bërë e mundur dokumentimi ligjor në 7 raste të implikimit të sipërcituarve, të cilët dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin në kohë e vende të ndryshme në qytetin e Tiranës, realizonin vjedhje me thyerje të njësive tregtare, të dyqaneve të kompanive të ndryshme celulare, butik e markete në Tiranë.Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre nga policia, u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura si : (ora dore, aparate celulare dhe syze dielli si dhe 20 cope fishek model 56, kalibri 7.62 mm etj).Ndërkaq materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë për vepren penale të “Përvetësimit te sendeve te vjedhuara” dhe Moskallzimit te Krimit “.