Fier, DSHP masa për sezonin turistik: Ambulanca përgjatë bregdetit, kontroll ushqimeve

Fier- Ndalimi i shitësve ambulantë dhe vendosja e shërbimit shëndetësor në zonat më të populluara të bregdetit të Fierit, janë disa nga masat e marra nga Drejtoria e Shendetit Publik në bashkëpunim me Komunat dhe qendrat shëndetësore më të afërta.Shefja e higjenës, Burbuqe Goreja, tha se inspektorë të ndryshëm ndodhen përgjatë bregdetit në kontroll të kushteve higjeno-sanitare dhe produkteve që shiten gjatë këtij sezoni veror.Për të shmangur rastet e mbytjeve dhe për të pasur nën kontroll urgjencat përgjate vijës bregdetare do të vendosen ambulanca për tu ardhur sa më shpejt në ndihmë pushuesve.