PD, Deda: Rama hesht për Ndokën, sepse sakrifikoi dy gra për të

Tiranë – Partia Demokratike kërkon një përgjigje nga Kryeministri Rama për kërcënimin që i ka dërguar, deputeti socialist Arben Ndoka, zëdhënëses së PD-së.Nga ana tjetër, PD-ja nuk ka hequr dorë së akuzuari deputetin Ndoka, duke i kujtuar Ramës se për futjen e tij në parlament, ka sakrifikuar dy gra kandidate.Sot, nga selia e PD-së, denoncimi është bërë nga një deputete, Albina Deda, e cila tha:“Sot është dita e tretë e heshtjes së Edi Ramës, pas kërcënimit banditesk që ai i bëri zëdhënëses së Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, me anë të deputetit Arben Ndoka.Kërcënimi me jetë i zëdhënëses dhe i familjes së saj, janë një kërcënim për fjalën e lirë, për demokracinë në vend.Eshtë Edi Rama, që bën propagandë për të drejtat e grave, por në realitet ai hoqi dy gra kandidate, vetëm për ti hapur rrugën hyrjes në parlament të një personi të dënuar për shfrytëzim prostitucioni,”- tha Deda.armanda shtembari/Oranews.tv