Rumbold: BE mbështet lirinë e medias në Shqipëri me politikë dhe 300 mijë euro
Tiranë – Liria e fjalës dhe e medias në Shqipëri i ka kushtuar taksapaguesve europianë 300 mijë euro, pasi Bashkimi Europian është angazhuar, duke kombinuar, ndihmën politike dhe ekonomike, për të forcuar këtë sektor në vendet që po aspirojnë anëtarësimin në BE.Shifrat i ka bërë të qarta sot, kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Clive Rumbold, në një konferencë të përbashkët me Ministren e Integrimit Klajda Gjosha për lirinë e fjalës.“Me rreth 300 mijë euro të taksapaguesve europianë,” – tha Rumbold, - “ne po përmirësojmë perfeksionimin e medias dhe lirinë e medias dhe ky është një projekt që po zbatohet nga Instituti Shqiptar i Medias;ne po ashtu po ndihmojmë rolin e gjykatave në lirinë e fjalës në Shqipëri dhe ky projekt po zbatohet nga Instituti Shqiptar dhe ai Politikave; po ashtu po vazhdojmë të shikojmë se çfarë ndodh me anë të një projekti që po zbatohet nga një organizate tjetër.Këta janë shembuj të projekteve që tregojnë angazhimin që Shqipëria po merr nga BE për fuqizimin e sektorit të medias.Pra, ne i ofrojmë vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate, një kombimin të mbështetje politike dhe financiare për të arritur këto objektiva,”-theksoi Rumbold.armanda shtembari/Oranews.tv