Aksident hekurudhor në Moskë, treni del nga shinat, 20 të vdekur, dhjetra të plagosur

Rusi-Moska zgjohet nën ethet e një ngjarje të rëndë. Një tren ka dalë ngaq shinat në kryeqytetin rus, duke shkaktuar deri më tani 20 viktima ndërsa dhjetera te tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.Sipas mediave ruse, të cilat citojnë zyrtarët e policisë, treni është devijuar gjatë rrugës duke dalë nga shinat në linjën blu Arbatsko-Pokrovskaya, ndërsa detaje apo shkaqet e kësaj ngjarje ende nuk janë zbardhur.Në vendngjarje, në metronë në pjesën perëndimore të Moskës, kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, zjarrëfikëse, mjekë dhe helikopterë.Raportohet se treni ka dalë nga shinat vetëm 200 metra larg stacionit të Slavyansky Bulvar.Ai ka marrë përpara tre makina përpara se të rrotullohej, duke shkaktuar pak në këtë pjesë të qytetit ndërsa frika është shtuar pasi ai ra pranë një linje të tensionit të energjisë lartë.Metroja e Moskës është një nga më të vjetrat dhe metroja nëntokësore më e kushtueshme në të gjithë sistemin hekurudhor në botë.