Qeveria tërhiqet nga anulimi i koncesioneve antiligjore. Durrës – Kukës do dhe 100 mln euro
Tiranë - Koncesionet e dhëna në kundërshtim me ligjin nuk mund të anulohen, pasi kanë kosto të lartë për buxhetin.Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj, gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë sot, deklaroi se, nëse do të ndërmerrej një masë e tillë, buxhetit dhe qytetarëve do t’i kushtonte 250 milionë euro.“Përtej transprencës, do të rrëzoheshin dhe është një alternativë. Kostoja për buxhetin e shtetit kalon mbi 250 milion euro, pra, imagjinoni se çfarë ngarkese i kanë lënë qytetarëve dhe buxhetit qeveria që shkoi”,- theksoi Ahmetaj.Por, kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, kërkoi që përgjegjësit të shkojnë në Prokurori.“Jemi tamam në kohë, për të mos thënë që ka kaluar koha për të kërkuar përgjegjësitë ligjore të qartë për secilin prej autoriteteve. Bëni atë që është thjeshtë ligjore, dërgojini në prokurori. Pastaj kush do të flejë mbi atë dosje, lë të flejë”, - tha Braçe.Ministri Ahmetaj deklaroi se do të jepen me koncesion të gjitha llojet e rrugëve, pasi është e vetmja mundësi për mirëmbajtjen e tyre, ndërkohë që rruga Durrës-Kukës shkaktoi diskutime.“Ka shkuar më shumë se 1.3 miliad euro dhe kërkon minimalisht 100 milion euro të tjera”,- deklaroi Ahmetaj.Sipas ministrit, duhen edhe 100 milionë euro që të përfundojë kjo rrugë. Po sot, Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar pr/ligjin për vendosjen e taksës 1000 lekëshe për makinat si dhe propozimin për vendosjen e një takse prej 50 lekësh për celularët, e cila do të shkonte si mirëmbajtje për urgjencën.ar.sh/Oranews.tv