Greqi, arrestohet 32-vjeçari shqiptar, kërkohej për 2 vrasje në Shqipëri
Një skenë e vërtetë filmi aksion, ka rezultuar ndjekja dhe arrestimi në Selanik të shtetit helen, i një 32-vjeçari shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nën akuzën e dy vrasjeve të kryera në Shqipëri.Fillimisht, 32-vjeçar, i cili udhëtonte me motor sëbashku me një person tjetër, kanë injoruar shenjën e policisë që të ndalonin për një kontroll rutinë dhe duke shtuar shpejtësinë janë larguar nga vendi për të shpëtuar.Menjëherë pas kësaj ata janë ndjekur nga forcat e policisë helene të Selanikut dhe 32-vjeçari shqiptar është arrestuar në zonën Diavaton, pavarësisht rezistencës së fortë.Nga hetimi policor rezultoi se 32-vjeçari i arrestuar, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nën akuzën e dy vrasjeve të kryera në Shqipëri, si dhe dy dënime për vjedhje.Forcat e policisë greke vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorit të tij me të cilin ishte duke udhëtuar sëbashku me motor por që gjatë ndjekjes nga policia ka arritur që të largohet në drejtim të panjohur./nzh/oranews online/