Totozani pret homologen greke, diskutime për toponimet dhe të drejtat e të burgosurve

Tiranë- Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka pritur në një takim homologen e tij greke Calliope Spanou. Takimi u relaizuar për të parë bashkëpunimin e mëtejeshëm midis dy vendeve në problemet që ndeshin qytetarët.Një ndër shqetësimet është ai i fëmijëve në pikat e kalimit kufitar të cilët kërkojnë të hynë në Greqi të pashoqëruar nga prindërit.Gjithashtu mes drejtuesve të dy institucioneve u diskutua edhe çështja e të drejtave të emigrantëve shqiptarë në shtetin helen me përparësi të drejtat që rrjedhin nga pagesat e sigurimeve shoqërore dhe vitet e punës.Në këtë takim në Tiranë u fol gjatë edhe për problematikën e toponimeve ku pala greke pranoi se ka pasur raste sporadike të moszbatimit të marrëveshjes nga autoritetet e kufirit, pornë çdo rast institucioni i Ombudsmanit është përpjekur që të ndërhyjë dhe raste të tilla të mos përsëriten.Avokati i Popullit të Shqipërisë, Totozani ngriti dhe çështjen e të drejtave të të burgosurve shqiptarë që vuajnë dënimin në Greqi.U ra dakord që të dyja palët të tregojnë kujdes të veçantë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, veçanërisht në vendet e privimit të lirisë.