"Baba Rexhepi" peticion ministrit Çuçi:Të jemi pjesë e Sarandës, të shkëputemi nga Lukova

Banorët e lagjes "Baba Rexhepi" në Sarandë i janë drejtuar me një peticion Ministrit të Shtetit për Çështjet vendore, Bledi Çuci duke i kërkuar legalizim të emërtesës së zonës së tyre të banimit, si pjesë e lagjes nr 4 të qytetit, në kuadër të konsultimeve mbi Reformën Administrative Territoriale. Zona ku banojnë 200 familjet është 1.5 kilometër larg nga qendra e qytetit të Sarandës, në vijim të rrugës Marinë Limjon deri të rruga e Kasolles, ku fillon kufiri administrativ i komunës Lukovë.Banoret në peticion rikujtojnë se taksat ia paguajnë për sherbimet bashkisë, janë votues në bashki dhe kanë pritur legalizmin. Konflikti nisi pas lënies në administrim të kullotave dhe ujërave komunës Lukovë.Zona administrohet nga bashkia Sarandë dhe është ndërtuar me vendim të këshillit bashkiak, me sipërfaqe 150 hektarë në këto 20 vite.Lagjja Baba Rexhepi nga Marina të Teqeja, me ndërtimet e dhëna me vendime të keshillit bashkiak me vijë të verdhë ka kaluar në nënprefekturë si pjese e qytetit, ndërsa 2 vite më parë Ministria e Mjedisit i kaloi si prona kullota e ujëra, në varësi të komunës Lukovë.