CEZ vendos gjobë 5 mln lekë, punonjësi i tij kërkon 10 % të gjobës 'kesh për ta hequr atë
Ankesat për parregullsi dhe vjedhje ndaj klientit, nga CEZ-i sa vijnë dhe shtohen në redaksinë e emisionit investigativ “Alarm” në Ora News. Denoncimi i radhës vjen nga një zotëri, në emër të të cilit është vendosur një gjobë prej 5 milion lekësh të vjetër dhe sipas punonjësit të CEZ-it, nga çdo gjobë që ai vendos merr 10 %.Sipas tij, nese ky zotëri jep 10% e 5 milion lekëve punonjësit të CEZ-it, ai nuk paguan gjobën e vendosur nga shteti, por çështja mbyllet këtu.Nga ana tjetër ai pretendon se 10 % i marrë me para kesh, pa u paguar gjoba, shkon për shefin e tij.Përmes kamerës së fshehtë të "Alarm" denoncuesi zhvillon bisedën me punonjësin e CEZ-it, të cilit i jep shumën prej 150 eurosh.Unë këto kam mbledhur, për të tjerat kur t'i bëj do të lajmërojë vetë, për rreth 20 ditë", tha denoncuesiBiseda mes denoncuesit të “Alarm” dhe punonjësit të CEZ, i cili abuzon, duke marrë 10 % në emër të shefit të tijDenoncuesi: Për sa i ke thënë atij shokut tim ti, se nuk po e marrë vesh fare?Punonjësi i Cez-it: Për 500 mijë lek.Denoncuesi: Po janë shumë.Punonjësi i Cez: eshtë një gjë që nuk e kam unë në dorë.Denoncuesi: Unë të njoh ty, nuk njoh ndonjë tjetërPunonjësi i Cez: E di që më njeh mua, por unë thjesht një përqindje nxjerr aty.Denoncuesi: Sa merr ti me vënë gjobën? Sa është gjoba?Punonjësi i CEZ: Eshtë 5 milion e 200 mijë lekë. 3 milion e 500 mijë lekë dëm ekonomik dhe 2 milion e 700 mijë lekë për një vit energji e pamatur.Punonjësi i CEZ: Ai kolegu im kur foli me mua foli tamam sepse unë nuk marrë asnjë njëqind leksh, shefi im paguhet për çdo gjobë që vendos ka 10 % edhe ty do të marri vetëm lekqt e veta.Denoncuesi: Gjoba që kam unë 3 milion e 500 mijë lek, sa merr tiPunonjësi i CEZ: 10 %.Denoncuesi: Domethënë 350 mijë lek.Punonjësi i CEZ: Po, por nuk i marrë unë, i merr shefi.Denoncuesi: Ju sahatin e hapët pa praninë time.Punonjësi i CEZ: Pak rëndësi kaDenoncuesi: Ka shumë rëndësi, unë deri tani 150 euro kam bërë gati, po më prite për të tjerat mirë, po nuk më prite vepro sipas mënyrës së shtetit.Punonjësi i CEZ: Nuk është në dorën time.Denoncuesi: Unë kaq kam.Punonjësi i CEZ:Mos i nxirr në tavolinë sepse ka njerëz dhe na njohin.Denoncuesi: Unë këto kam mbledhur, për të tjerat kur ti bëj do të lajmërojë vetë, numrin ta kam.Punonjësi i CEZ:Për sa i bën,një javë, dy javë ?Denoncuesi: Mundet të shkoj 20 ditë.Punonjësi i CEZ: Ta lë unë pas 20 ditësh?Denoncuesi: Po lerePunonjësi i CEZ: DakortNdiqni të plotë emisionin "Alarm"