Agjenti i infiltruar zbuloi rrjetin e minave me telekomandë, ja roli i tre ushtarëve
Tre ushtarë profesionistë kanë përgatitur dhe tregtuar mina me celular. Janë dashur tre muaj hetime derisa policia të vinte në pranga 3 ushtarët 22-25 vjeç dhe të sekuestronte 7 mina të telekomanduara, gati për tu shitur nrenda dhe jashtë vendit.Ora News ka mësuar se për zbulimin e këtij aktiviteti prokuroria kishte infiltruar një agjent të policisë, që bënte rolin e blerësit dhe personit të interesuar për lëndë plasëse të montuar me telefon.Roli ushtareve Sipas hetimeve, tre ushtarët e arrestuar kishin role të ndryshme, ku Alban Dedaj 22 vjeç nga fshati Laim i Ri, Lezhe ishte personi që ndërtonte mekanizmin e bombës së montuar me celularin.I dyshuari Fran Kola 25 vjeç nga Balldreni ishte personi që gjente dhe siguronte lëndën plasëse C4 dhe kartat e telefonit së bashku me aparatët celular ndërsa Kleo Gjinkola 22 vjeç nga Shëngjini i Lezhës ishte personi që gjente blerësit e interesuar.Hetuesit thanë se për çdo bombë të montuar me aparat celular, tre ushtarakët profesionistë të repartit të këmbësorisë në Vaun e Dejës, merrnin nga 1800 deri në 2500 euro çmim që varionte në varësi të sasisë së lëndës eksplozive.Bëhet e ditur se lënda plasëse sigurohej në Shkodër, nga disa persona që e trafikonin atë nga Mal i Zi dhe më pas kartat dhe aparatet celular bliheshin në tregun e zi dhe bëhej montimi i tyre.Arrestimi i tyre u bë në momentin që të dyshuarit po i dorëzonin agjentit të infiltruar "porosinë" e tij.Hetimi është kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe sektori për trafiqet në policinë e shtetit.Shtatë minat e telekomanduara që u sekuestruan përbëheshin nga eksploziv C4, 7 telefona celular te lidhur me eksplozivët me material sinjal percjelles dhe 7 mekanizma shpërthyes detonator.Skema ishte e tillë: C4 sigurohej në Mal të Zi, pasi sillej në Shkodër, blihej aty nga tre ushtarët dhe pas përgatitjes shitej në Shqipëri dhe GreqiNdalimi i tyre është bërë nga sektori për Trafiqet dhe Narkotikët në policinë e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda në sajë të operacionit të koduar "Profesionisti".Të arrestuarve iu gjetën dhe sekustruan 7 mina të telekomanduara me anë të telefonave celular, me përbërës:7 eksplozive të llojit C4;7 telefona celularë te lidhura me eksplozivat me material sinjal përcjelles7 mekanizma shpërthyes detonator.Te arrestuarit1-Kleo Gjinkola 22 vjeç lindur dhe banues ne Shengjin, Lezhe me detyre ushtar profesionist me pagese prane repartit ushtarak 1010, Vau i Dejes, Shkoder.2-Alban Donaj 22 vjeç lindur dhe banues ne fshatin Laim i Ri, Lezhe me detyre ushtar profesionist me pagese prane repartit ushtarak 1010, Vau i Dejes, Shkoder.3-Fran Kola 25 vjeç lindur dhe banues ne Balldre, Lezhe me detyre ushtar profesionist prane repartit ushtarak 1010, Vau i Dejes, Shkoder.[caption id="attachment_318731" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Alban Donaj(majtas) dhe Kleo Gjinkola(djathtas), ushtarët e arrestuar[/caption]Ndërkaq materialet lidhur me këta shtetas iu referuan Prokurorisë për veprat penale të " trafikimit te lendeve plasese djegese helumuese dhe radioaktive", e kryer ne bashkepunim dhe maksimumi i denimit shkon deri ne 20 vjet.(Video: Minat që përgatiteshin me celular)