Cameron riformaton qeverinë, dorëhiqet Hague, vjen Hammond

Britani e Madhe-William Hague ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit të Jashtëm të Britanisë, por do të qëndrojë në kabinet si kreu i Dhomës së Komunëve në "Downing Street". Pas plot 26 vjetësh, si anëtar i Parlamentit për Richmond, Hague nuk do të marr pjesë në zgjedhjet e vitit 2015.Sipas mediave britanike, Philip Hammond, aktualisht Sekretar i Mbrojtjes do të zëvendësojë William Hague në postin e tij.  Si pjesë e ndryshimeve në qeverinë e Kryeministrit Cameron është tërhequr edhe konservatori veteran, Ken Clarke, i cili u bë anëtarë i Parlamentit në vitin 1970 dhe ka shërbyer si ministër pa portofol.Gjithashtu edhe David Jones u shkarkua nga posti i Sekretarit të Uellsit, të cilin e mbante prej dy vjetësh.  Do të jenë 12 zyrtarë të lartë që do të largohen nga postet e tyre pas një riformatimi të bërë nga qeveria e drejtuar nga David Cameron.Hague u vlerësua nga David Cameron si një nga figurat kryesore të Partisë Konservatore."Hague ka udhëhequr qeverinë duke shërbyer në dy kabinete. Ai është një këshilltar i mençur dhe një mik i mirë, do të mbetet si Sekretar i Parë i Shtetit dhe deputet "de fakto në zgjedhjet elektorale", deklaroi Kryeministri i Britanisë Cameron.Pas dorëheqjes, Hague u shpreh se ndihet i lumtur që do të shërbej si Kryetar i Dhomës së Komunëve, pasi do të jetë në gjendje të bëjë fushatë për kandidatët konservatorë në zgjedhje.Përgjatë gjithë ditës së hënë, Kryeministri britanik ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me disa Ministra të kabinetit të tij qeveritar.Në qëndër të diskutimeve ka qEnë jo vetëm rrokada në postet e larta por edhe aktualiteti politik në vend si dhe marrdhëniet në arenën ndërkombëtare.Në listën e personave që janë shkarkuar nga Cameron, bën pjesë edhe Ministri i Universiteteve David willetts; Ministri për Shoqërinë Civile, Nick Hurd; Ministri i Energjisë Greg Barker apo Hugh Robertson, Ministri i Punëve të Pashtme.Të 12-të postet tashmë vakante në Qeverinë britanike pritet të zëvëndësohen brenda javës.