"Të njohim Shqipërinë" nga Ilva Tare, Berati, pushoni me historinë
Rrugëtimi në qytetet shqiptare, qytete që mbartin vlera historike e kulturore, me dëshirën për tu futur në skutat më të fshehta të trashëgimisë, për të zbuluar gjërat e vogla, që mund të jenë burim i asaj Shqipërie që duan të njohin të huajt dhe vendasit, ka zhvendosur “Tonight Ilva Tare” në 10 qytete.“Të njohim Shqipërinë”, nga Ilva Tare në Rtv Ora News, nis nga Berati 2400 vjeçar, qyteti i “një mbi një dritareve” me skenografinë më të mrekullueshme prej mesjetës. Një vend në UNESCO, një emër që të huajt e njohin më mirë se këdo tjetër. Qyteti i përshkruar nga lumi Osum, mes maleve “Shpiragu e Tomorrit”, vetëm 105 km nga kryeqyteti Tiranë, por që vështirësohen kilometrave të fundit.Në një bisedë në pedonalen e qytetit, janë 4 të ftuar, ata të cilët do sjellin te veçantat dhe problemet e tij. Sipas kreut të bashkisë, rruga e prishur prej vitesh përfundon brenda këtij viti.I pyetur për rrezikun që shkaktojnë ndërtimet pa leje, për daljen e qytetit nga UNESCO, ai tha se “Berati i ka plotësuar të gjitha detyrimet dhe monitorimet e atyre kushteve që ka vënë UNESCO .Anila Droboniku, specialiste në muzeun etnografik “Onufri” tha se ky muze ka çdo vit shtim të vizitorëve, falë trashëgimisë që mbart. Më tej ajo shpjegoi të veçantën e këtij muzeu, si një muze i vendosur brenda një kishe, aty ku ndodhet një konostas madhështor, i gdhendur nga mjeshtra shqiptar, në dru ari i larë më flori. Më tej ajo tregon ikonat e e pikturuara nga Onufri dhe Joan Kastro.Nëse flet për Beratin, duhet të flasësh medoemos për shtëpitë karakteristike, të cilat sipas Viku Kadënës, pronar i restorant “Guva”, janë të njejtat shtëpi që kanë ekzistuar ndër vite duke ruajtur karakteristikat, “si harqet e gurit, që datojnë qindra shekuj më parë, të cilat janë gjetje të vogla që tregojnë historinë e këtyre shtëpive dhe lagjeve”.Berati, jo vetëm i turizmit, por dhe një qytet i agrokulturës, verërave lokale e gatimeve tradicionale me ushqime bio. Këtij qyteti që viti 1997 i ka marrë shumë, tashmë ka ardhur koha t’i kthehet borxhi, tha kreu i bashkisë.“Ndaj, është koha e Beratit, ne duhet të plotësojmë borxhin që i është krijuar këtij qyteti që i ka dhënë shumë Shqipërisë por që vet ka marrë pak”, tha kryebashkiaku .Të rinjtë, të cilët zgjedhin të largohen drejt kryeqytetit, apo jashtë vendit, duket sikur nuk ia njohin vlerat Beratit. Një qyteti të qetë, që sipas studentes së “Menaxhimit të turizmit”, Jonida Agalliu nuk ka jetë nate.Ndërsa Anila shpreh shqetësimin për të rinjtë, për mungesën e informacionit si nëpër shkolla dhe në broshura. Ajo kërkon nga prindërit të sjellin fëmijet, të njohin historinë qin dra vjeçare të Beratit.“Të huajt vijnë me më shumë informacion, ne duhet të bëjmë më shumë punë në librat shkollor. Duhet të futet më shumë material historik. Të huaj vijnë me libra, me guida, ata i kërkojnë vendet konkretisht si informacionet që kanë marrë nga interneti. Por ata kanë kulturën që kanë marrë në shkolla. Dhe tek ne berzi i ri duhet ta marri që në fëmijëri, duhen edukuar për të njohur vlerat e tilla”, tha Anila, specialistja e muzeut Onufri.Vizitorët e huaj dhe vendas vijnë, ikin dhe shpesh rikthehen në qytetin e bardhë 2424 vjeçar, të vendosur mes maleve Shpirag e Tomorr dhe lumit Osum.Kthehen për të shijuar një gotë verë në taracën e “Guvës”. Kthehen për të investuar kursimet e emigracionit, pasi kanë kuptuar vlerën dhe borxhin që i kanë këtij qyteti , i cili i ka dhënë shumë Shqipërisë.Biseda e plotë e moderatores Ilva Tare dhe 4 të ftuarëve në qytetin e BeratitIlva Tare: 105 km, por me pak km rrugë të prishur, si do bëhet me rrugën?Kryetari i bashkisë Fadil Nasufi: Ajo përfundon këtë vit, lajmi më i mirë pas 24 viteve. Ka privuar turisët dhe qytetarët.Jonida Agalliu, studente për Menaxhim Turizmi në Vlorë, pse ke zgjedhur këtë degë?Më pëlqen të eksploroj për turizmin, kulturën që ka çdo vend, është e rëndësishme të dimë kulturën e vendin tonë që ka shumë potencial.Anila Droboniku, shpjeguese dhe specialiste në muzeun etnografik Onufri, keni shumë vizitorë?Çdo vitë e më shumë, çdo ditë e në rritje, falë vlerave të trashëgimisë kulturore që mbart ky qytet dhe ky muze?Ka më shumë vizitorë shqiptarë apo të huaj?Të huaj.Cfarë iu bën më shumë përshtypje, që thonë uau, sepse muze ka shumë bota?Muzeu Onufri është brenda një kishe, aty ndodhet salla origjinale e kishës, ku ndodhet një konostas madhështor, ku cilësohet si një ndër më të mirët në Ballkan, i gdhendur nga mjeshtra shqiptar, në dru ari i larë në flori. Aty janë vendosur ikonat e pikturuara nga Onufri dhe Joan Katro, piktor i fillimit të shekullit të 19. Në këto ambjente është organizuar muzeu Onufri në fund të shkurtit 1986, me ikona dhe objekte liturgjike që janë mbledhur.Viku Kadëna, pronar i restorant Guva , çfarë janë këto shtëpitë karakteristike dhe pse janë të suksesshme?Duke parë fluksin në rritje, shtëpitë janë të njejtat shtëpi që kanë ekzistuar me vite me radhë, të cilat janë mirëmbajtur nga banorët dhe janë ristrukturuar duke ruajtur karakteristikat e mëparshme, si harqet e gurit, që datojnë qindra shekuj më parë, janë gjetje të vogla që tregojnë historinë e këtyre shtëpive dhe lagjeve.Zoti Nasufi, si është kapaciteti i qytetit, në kuptimin e shtretërve, shërbimeve?Po t’i referohemi kapacitetit është një shifër simbolike, sepse po t’i referohemi turistëve , pritshmëria është shumë e lartë dhe trendi është në rritje, kapaciteti i hotelerisë është më 400 shtretër, nga ku 17 janë në shtëpitë karakteristike. Çdo vizitor që vjen në Shqiperi duhet të vizitoj Beratin panoramik, me gjithë befasitë që paraqet Kalaja, Mangalemi, Gorica. Berati është dëshmi e vazhdimësisë së një jetë të pandërprerë 2400 vjeçare. Këtu gjehet urtësia, mikëpritja, paqja, njerëzit janë të butë dhe të prirur për të bashkëjetuar me këtë qytet që u shton krenarinë dhe ambicjen që të bëjnë shumë për qytetin e tyre.Sa vizitorë ishin vitin e kaluar?10 mijë vizitorë për dy muzeumet.10 mijë për 400 shtretër nuk del shumë llogaria?Anila e ka fjalën për ata që vijnë dhe vizitojnë muzeumet, por jo të gjithë rrinë, kthehen dhe brenda një dite, tha Kadëna.Po erdha unë të premten dhe do iki të dielën, çfarë të bëj unë në Berat?Berati është një qytet shumë i bukur, është kalaja, lagjet karakteristike, Gorica dhe Mangalemi, lagje që në kohën mesjetare.Anila, përveç muzeut Onufri, vizita që kryehet atje, në lagjen historike, çfarë ofron?Kështjella është prej 10 hektarësh, muret e fortifikuara datohen në shekullin 4 para Krishtit, rrethimi i dytë është i shekullit 4 në periudhën e Bizantit, dhe vazhdon deri sot. Ne na intereson puna për njohjen e vlerave të qytetit tona nga brezat e rinj, po nuk i njohim ne si do t’i vlersojnë ata që vijnë nga jashtë.Organizohen ture shkollash?Organizohen, kemi patur marshime, po nuk i njohëm ne vendasit si do i respektojnë ato që na përzgjedhin për vizita.Viko, Cfarë iu sugjeron kur vijnë?Berati ka shumë gjëra. Kemi patur dhe klientelë që ka dashur t’i shpjegojë rrugicat e Mangalemit. Bbëjmë dhe nga pak ciceronin. Është kasha e shën Mëhillit, që është një perlë, që duhet vënë në funksionim të turistëve të huaj dhe vendas, janë kanionet e Osumit.Ju si iu gjejnë klientët?Jemi të regjistruar në site online ose nëpërmjet agjensive që bashkëpunojnë më njera tjetren. Prurjet janë të mëdha, ka klintë që rikthehen. Mbrëmë kisha një familje shkodrane që i rikthye. I pëlqente të kalonte në rrugicat tipike të Beratit.Anila, Mos janë më shumë të interesuar të huajt për historinë,trashëgiminë, sesa vet shqiptarët?Të huajt vijnë me më shumë informacion, ne duhet të bëjmë më shumë punë në librat shkollor. Duhet të futet më shumë material historik. Të huaj vijnë me libra, me guida, ata i kërkojnë vendet konkretisht si informacionet që kanë marrë nga internet. Por ata kanë kulturën që kanë marrë në shkolla. Dhe tek ne brezi i ri duhet ta marri që në fëmijëri, duhen edukuar për të njohur vlerat ë tilla.Zoti Nasifi, ka bashkia projekte për këtë informime, broshura, fletushka që t’i shpërndajë te nxënësit?Bashkia ka një paketë të plotë promovuese për qytetin e Beratit. Edhe agjensitë turistike dhe agjensitë e menaxhimit të zonës historike janë vënë çdo vit në pasurimin e këtyre informacioneve. Brezi i ri duhet të jetë shumë i prirur për t’i njohur vlerat e trashëgimisë, jo vetëm me programet shkollore por edhe duke i vizituar. E shkuara është një përgjegjësi dhe jo nga dhuratë që na është dhënë, është përgjegjësi për ta mbajtur, për ta menaxhuar dhe për të fituar prej saj. Kjo duhet të jetë një qasje e programeve tona.Sakaq, specialistja e muzeut Onufri tha se “duhet të bëhemi më të përgjegjshëm dhe më të ndërgjegjshëm për trashëgimitë nga të parët tanë. Ne nuk duhet vetëm të mburremi, por duhet të dimë edhe t’i mirëmbajmë.Zoti Nasufi , ka rrezik për daljen nga Unesco, për shkak të ndërtimeve pa leje, mos mbirmbajtjes së shtëpive të shpallura me vlerë historike, botërore?“Berati i ka plotësuar të gjitha detyrimet dhe monitorimet e atyre kushteve që ka vënë UNESCO. Por gjithësesi kërkohet më shumë punë në fushën e restaurimeve, në fushën e menaxhimit të qëndrëshistorike. Pushteti vendor, pu shteti qëndror dhe të gjitha hallkat e tjera që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e qytetarëve, të cilët duhet të kenë shkallën e ndërgjegjësimit që banesat e tyre nuk janë thjeshtë të rastësishme, por me peshë historike, që nuk ka vetëm peshë financiare. Ndërgjegjësimi është prioritar, nga i gjithë komuniteti. Së dyti, vetëdija e institucioneve të shtetit, qeveria Rama është e ndërgjegjshme dhe ka marrë masat e duhura , ka dhënë shenjat e para të korigjimit ndaj qendrave të trashëgimisë, të harmonizuara me vlerat e qytetit.Të huajt kur vijnë, janë nxitur nga fakti që Berati është në Unescko, cfarë përfitime keni ju?Rritjen e numrit të vizitorëve, vlerat që mbart ky qytet, që të mirëkuptohet që vërtet ajo shtë një pronë e jona private por për të respektur rregullave që ka vendosur unescko, ne duhet t’;i përmbahemi të gjitha.Po fonde vijnë nga UNESCO?Nasufi: UNESCO nuk është institucion financiar, është institucion që të çertifikon për vlerat që ka qyteti, i reklamon ato. Sjell ekspert për monitorim dhe sjell ekspert cdo 6 muaj për të kontrolluar se cfarë është bërë me kalendarin e radhës për menaxhimin e qendrës historike.Por një qytet nuk ha bukë vetëm me turizëm, ka dhe biznese të cilat lidhen me biznesin, cilat janë ato zoti Nasufi?Berati ka prioritet turizmin por është dhe një qytet i zhvilluar në agrobiznes, 27% të prodhimeve bujqësore prodhohen në qarkun e Beratit. Ka një progresion të admirueshëm të fermerëve, kanë investuar dhe prodhimet janë të mëdha, furnizojnë tregun rajonal dhe shqiptar. Ka dhe një trashëgimi të prodhimit të ullirit, vajit, ka disa kantina të pijes, kryesisht verës, ka fabrika të prodhimit dhe konservimit te perimeve dhe frutave. Një pikë të fortë kemi dhe fushën e kulinarisë, ushqimet janë të freskëta, pa përmbajtje të lëndës stimuluese. Këtu kushdo që vjen nuk mban dietë, sepse ky ushqim të tundon.Viku, çfarë domate ka te restoranti yt?( qesh)Vendase, i marr nga fermerë lokalë, gjithmon në të njejtin vend, janë të besuesshëm. Prodhimi i huaj ndryshon me atë vendas. Këtu vera lokale ecën më shumë se të tjerat. Edhe reçelat e mëngjesit janë prodhim vendas i B eratit, çdo gjë “Made in Berat”.Jonida ,ju brezi i ri, cfare hani, bio?Jemi mësuar dhe me produktet e tjera, nuk i njohim shumë. Ato që na bën mami në shtëpi janë më të mirat, se ato që blen.Cfarë ka një gje që e gjen vetëm në Berat, nje gjë karakteristike?Përsheshi me kaposh..Jo, ate e ka Skrapari, ju lutem shumë mos ma merni përsheshin( qesh ilva)Nasufi: Autorësinë e ka nga Berati, Ka një libër të Josif Mios që ka mbi 550 gjellë karakteristike të BeratitKam 20 vjet që dëgjoj qyteti 2400 vjeçar, sa vite ka Berati Anila?Në 1990 është festuar 2400 vjetori.Ka një tjetër keqkuptim për Beratin, qyteti i një mbi një dritareve, 1 mijë dritareve, qyteti i bardhë, e sqarojmë pak…Është i një mbi një dritareve ,siç shohim Mangalemin, banesat janë një mbi një, meqënëse banesat kanë shume dritare, ato qëndrojnë një mbi një.Jonida, natën çfarë bën brezi i ri?Berati nuk është shumë i zhvilluar për jetën e natës, ai është më i qetë, është më i përshtatshëm për të rinjtë dhe të moshuarit. Por ka disa disko, organizime bëhen më shumë gjatë shkollave.Anila, gratë e moshuara po ankoheshin se nuk po shesin më punime dore, çfarë ka ndodhur, ka rënë interersi, kurioziteteti?Janë shtuar shumë ato që punojnë, sepse qyteti ofron pak vende pune, brezi i ri e trashëgon nga prindërit.Viku, ti del me fitim besoj, sa është nata?Unë jam beratas dhe doja të rrija në Berat, janë shumë aryse që u ktheva dhe mendova të investoja këtu dhe jam shumë i kënaqur.Nata është 30 deri në 35 euro përfshi dhe mëngjesin dhe informacionin që japim për pikat e ndryshmeZoti Nasufi, ka shumë të kthyer nga emigracioni?Po, po kthehen dhe për shkak të një optimizmi dhe për shenjat e para të ringritjes së Beratit. Sepse trazicioni më shumë se çdo qytet ka ndëshkuar Beratin, Berati humbi shumë në 97, për shkak të pasigurisë së jetës, ikën shumë biznesmëne, ka filluar rilindja e Beratit, ka filluar pedonalja, fillon ndërtimi i lulishtes dhe shëtitores anës lumit, së bashku me rrugën Berat- Lushnje. Këtu nuk ka një qëndër tregtare, nuk ka një disko, një resort, këto duhen për të plotësuar nevojën e turistëve dhe vendasve, të mos dalin t’i blejnë suveniret në rrugë, por të jenë më me standarte. Ndaj, është koha e Beratit, ne duhet të plotësojmë borxhin që i është krijuar këtij qyteti që i ka dhënë shumë Shqipërië por që vet ka marrë ka marrë pak.Cila është mosha mesatare e turistëve Anila?Eshtë një brezë i dytë dhe i tretë.Viku, ata çfarë duan të bëjnë darkave?Unë kam një tarracë shumë të madhe që shikojnë Beratin në pëllëmbë të dorës, mjafton një gotë vere dhe ata me kaq kënaqen. Aty e kanë kënaqësinë?Kjo shtëpia jote karakteristike me sa yje del kur e kërkon? Nxiten për shkak të yjeve?Akoma, problem gjithmon është i parkimit sepse nuk njohin tipologjinë e rrugëve.