Itali, arrestohen 2 shqiptarë, vodhën bizhuteri me vlerë 50 mijë euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2014, 22:47
Itali-Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane. Kristani Shkambi 22 vjeç dhe Sokol Shkambi 26 vjeç akuzohen për grabitje në Milano.Mediat italiane shkruajnë se dy 2 shqiptarët kanë vjedhur bizhuteri me vlerë prej 50 mijë euro, ndërsa është publikuar edhe video e një prej grabitjeve të kryera prej tyre.Sipas policisë shtetasit shqiptarë kanë vjedhur disa dyqane argjendare në qendër të Milanos.