Azil në Gjermani? De Maizière në Tiranë: S'ka shanse, as 2% s'pranohen

Tiranë – Ministri gjerman i Punëve të Brendshme Thomas de Maizière dhe Ministri i Brendshëm i Francës Bernard Cazeneuve udhëtuan sot drejt Tiranës për të kërkuar të bëjë gjithçka është e mundur për pakësimin e numrit të të azilkërkuesve.Jo vetëm kaq ministri gjerman i përcolli shqiptarëve mesazhin se s'kanë shanse të qëndrojnë nëpërmjet kësaj rruge në Gjermani.Megjithatë të tre ministrat ndanë mendimin se edhe pse kërkesat e shqiptarëve për azil në vendet e BE përbëjnë shqetësim përmasat aktuale të këtij fenomeni nuk e rrezikojnë liberalizimin e vizave.Dy homologet e Sajmir Tahirit vlerësuan përpjekjet në luftën kundër krimit e trafiqeve.Ministri gjerman: S'keni shanse të qëndroni në Gjermani Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Thomas de Maizière u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të mos aplikojnë sepse numri i atyre që mund të pranohen nuk mund të arrijë më shumë se 2%.“Në 4 muajt e parë të këtij viti, kërkesat për azil që kanë bërë shqiptarët, kanë qenë gati dyfishi i atyre për gjithë vitin e shkuar. Sigurisht që këtu nuk ka ndonjë arsye objektive, bile do të thosha nuk ka arsye për ta kërkuar këtë, dhe në të gjitha rastet që shikohen kërkesat e azilantëve, besoj se numri i atyre që mund të pranohen nuk mund të arrijë më shumë se 2%. Sigurisht me këtë rast dëshiroj t’u bëj një apel qytetarëve shqiptarë mos ta ndjekin këtë rrugë, sepse kjo është një rrugë e vështirë, është ilegale dhe nuk ka asnjë shans për të qendruar nëpërmjet kësaj rruge në Gjermani”, u shpreh ministri Thomas de Maizière.Deklarata e tij u bë gjatë konferencës së përbashkët që ai së bashku me ministrin e Brendshëm të Francës Bernard Cazeneuv bënë me ministrin Saimir Tahiri në ambientet e Ministrisë së Brendshme.Për nga numri i azilkërkuesve, Shqipëria renditet në vendin e katërt me rreth 3.000 kërkesa, pas Afganistanit.Ndërkohë në 4 muajt e parë të këtij viti, kërkesat për azil që kanë bërë shqiptarët, kanë qenë gati dyfishi i atyre për gjithë vitin e shkuar.Shqipëria nuk rrezikon kthimin e vizaveTë tre ministrat ndanë mendimin se nuk ka rrezik që Shqipërisë ti rikthehet regjimi i vizave, pasi janë marra masa dhe po punohet shumë në këtë drejtim"Nisur nga statistikat e deritanishëm mendojmë se ky rrezik nuk ekziston, megjithate në do punojmë për të bërë çështë e mundur për këtë fenomen", tha Thomas de Maizière.Të njëjtin gjë përsëriti edhe ministri i Brendshëm i Francës, ndërsa ministri Saimir Tahiri duke iu drejtuar qytetarëve shqiptarë tha se as mos e çoni në mendje që ta shikoni të ardhmen në vendet e BE në mënyrë të paligjshme."E rëndësishme është që ne jemi bashkë për të shkuar në një stad tjetër luftën tonë kundër krimit, korrupsionit dhe cdo vepre penale dhe që cënon sigurinë e përbashkët sepse përpjekjet tona janë pa asnjë dyshim për të garantuar më shumë siguri. I sigurova partnerët se ne jemi të vendosur për të luftuar trafikun dhe qeveria është në një stad të ri. Njëkohësisht ramë dakord që këtë luftë ta çojmë në një stad tjetër për të mos lejuar që emigrimi i paligjshëm të kthehet në një problem. MPB ka ndërmarrë sensibilizime, Shqipëria sot nuk ofron asnjë kusht për të legjitimuar emigrimin e paligjshëm dhe kërkimin e azilit në vendet e BE. Ndaj edhe unë i bashkohem thirrjes së kolegëve që qytetarët  as mos e provojnë të shohin të ardhem e tyre në mënyra të paligjshme sic është azilimi, sepse kjo është e pamundur."Bashkëpunim për të rritur kapacitetet e Byrosë së HetimitMes tre ministrave u ra dakord që të bashkëpunohet për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin, trafiqet dhe emigrimin e paligjshëm. Tahiri theksoi se u ra dakord që të ngrihet një grup punë për të rritur kapacitetet e byrosë së hetimit."I informova kolegët për reformën e kuadrit ligjor për të pasur rezultate solide ne luftën kundër korrupsionit dhe në cështje specifike për azilkërkuesit dhe trafiqet. Ramë dakord për të ngritur një grup pune me ekspertë të cilët do të bashkëpunojnë për të ngritur kapacitetet e byrosë së hetimitmit për të patur hetime për luftën kundër korrupsionit dhe krimit.", u shpreh Tahiri në konferencën e përbashkët me Ministrin e Brendshëm të Francës Bernard Cazeneuve dhe Ministrin e Brendshëm të Republikës Federale të Gjermanisë, Thomas de Mazière.Tahiri ta gjithashtu se: "Shqipëria ka dalë nga lista e zëzë e trafikimit të qënieve njerëzore, kjo është një nxitje për të pasur rezultate dhe hetime efektive në trafikimin dhe emigrimit të paligjshëm. Ramë dakord që grupi i ekspertëve do të marrë në rishqyrtim fushat e bashkëpunimit në mënyrë që kapacitetet e byrosë hetimit të forcohen për të luftuar krimin dhe korrupsionin."Ministri i Brendshëm i Francës Bernard Cazeneuv: Luftë fenomeneve të paligjshmeMinistri i Brendshëm francez duke nënëvizuar se vizita e tyre përkon në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, atë të marrjes së statusit u shpreh se do bashkëpunojnë për të luftuar krimin, korrupsionin dhe trafiqet e paligjshme."Kriminaliteti nuk njeh kufi dhe për t’i bërë ballë duhet të bashëkpunojmë me njërit tjetërin dhe të plotësojmë dy kushtet. E para është një aksion në planin e brendshëm, por edhe një bashkëpunim i ngushtë me partnerët ndërkomëbtarë për të fituar këtë luftë. Trafiku i drogës është një shqetësim për vendin është i përhapur në të gjitha Evropën, i dimë përpjekjet që ka bërë Shqipëria, njohim mirë operacionin që është bërë në Lazarat. Vendosëm Të bashkojmë ekspertizat tona për të luftuar këto fenomen"Azilkërkuesit, Bernard Cazeneuv: Nuk pranojmë persona nga vende me demokraci të konsoliduar“Kemi të bëjmë me rrjetë të organizuar të trafikimit të qenieve njerëzorë që dërgojnë në vendet tona duke i premtuar gjerat të cilat vendet tona nuk duan t’i sigurojnë për qytetarët që vijnë ngë vende me demokraci të konsoliduar sic është Shqipëria. Jemi të venmdosur të luftojmë rrjetet e trafikut të qenieve njerëzore, jo pa qëllim Shqipëria është vendosur në listën e vendeve të sigurta.Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Thomas de Mazièr:Nuk mund të pranohen më shumë se 2% azil kërkues“Në katër muajt e parë të këtij viti kërkesat për azilant ka qënë 2 fishi i vitit të kaluar. Nuk keni arsye objektive për ta kërkuar këtë dhe në të gjitha rastet për azil numri i atyre që mund të pranohen nuk mund të arrijë më shumë se 2%. Dëshiroj t’i bëj një apel qytetarëve shqiptarë që mos të ndjekur këtë rrugë sepsë është një rrugë e vështirë ilegale dhe nuk ka asnjë shans për të qëndruar në Gjermani nëpërmjet kësaj rruge.”Thomas de Mazièr: Të gatshëm t'ju ndihmojmë"Erdhëm në Shqipëri për të përcjellë gatishmërinë e vendeve tona sidomos pas marrjes së statusit, kjo është një rrugë e vështirë por ia velen për objektivin që keni vendosur.Më lejoni të bëj një sugjerim timin, për një qeveri nuk është e këndshmë që të dëgjojë që ka korrupsion dhe që edhe krimi i organizuar ekziton. Por në disa raste kjo është e nevojshme. Qeveria e njeh këtë dhe bën përpjekje. Unë shpreh mbështetjen në iniciativën e saj."