Spaho në Ora News: Rama kërkon t'i mbysë zërin opozitës, për të PD është fasadë
Deputeti i PD-së Edmond Spaho tha se opozita është e shqetësuar, pasi Kryeministri Rama kërkon ta kthejë atë në një fasadë, për të mbytur zërin e opozitës. Sipas tij Rama ka krijuar një strukturë brenda grupit parlamentar, e cila synon ushtrimin e dhunës ndaj PD-së.Ai përmendi rastin e Deputetëve të PS-së Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, ndaj deputetit të PD-së Gent Strazimiri dhe kërcënimit ndaj zëdhënëses Laura Vorpsi.“Në ambjentet e kuvendit ndodhi një incident i rëndë, kur Strazimiri po fiste për ligjin e armëve. Pa përmendur emra, pa iu drejtuar ndonjë deputeti, sapo ai doli nga ambjentet e koridorit, dy deputetët, Noka dhe Ndreu e goditën, ushtruan dhunë verbale, e kërcënuan. Ky rast nuk mund të tolerohej, është i përsëritur ndaj Stazimirit. Dhe PD është e shqetësuar se po krijohet një klimë për të mbytur zërin e opozitës, Rama ka krijuar një strukturë Brenda grupit paralmanetr e cila synon të ushtrojë dhunë fizike ndaj opozitës. Ju jep mesazhin që ju duhet të flisni çfarë do maxhoranca, duhet të ktheheni në fasadë, ndryshe do keni këto pasoja”, tha aiÇështjen në fjalë ai e cilësoi si jo personale, por si një çeshtje të gjerë dhe e quajti përpjekje sistematike e krijuar nga kryeministri për t’i mbyllur gojën opozitës.“Kjo nuk është çështje personale, nuk është raport personal mes dy individëve. Është një çështje e gjerë, është një përpjekje sisitematike e krijuar nga kryeminsitri për t’i mbyllur gojën opozitës. Ishte ai që i kërkoi një deputeteje të tij që të pyeste ëpr emrat dhe më pas nxiti pëfaqësuesit që të atakojnë deputetin Strazimirin. Ne po shkojmë nga një demokraci formale drejt nje oligarkie e njerezve me lidhje të dyshimta. Rama do t’i mbyllë gojën opozitës. Ai nuk ngre komisione hetimore që opozitës ia ka dhënë ligji, ne kemi të drejtë legjitime dhe kjo e drejtë nuk po na jepet. Po bëhën përpjekje që kuvendi të kthehet në fasadë. Ne do bëjmë cka kemi në dorë që opozita të mos kthehet në fasadë", tha ai.I pyetur nga gazetarja Jonida Shehu se përse deputeti Strazimiri apo opozita nuk e publikuan që atë ditë vendimin e drejtësisë për deputetin Ndoka, por pas incidentit ai tha se kjo nuk ka të bëjë me qëndrime taktike, por sipas tij ai ishte moment i duhurm, pasi çështja mori përmasa të mëdha.“Nuk ka të bëjë më qëndrime taktike, ne denoncuam fenomenin dhe e kemi denoncuar me emërimet që janë bërë në polici. Kemi nxjerrë emrat e personave të dënuar që janë emëruar në administratë. Ne nuk po mbajmë qëndrim taktik, moment e solli që kur ngjarja mori përmasa të rënda të publikinim dokumenta dhe të thonim se për kë bëhej fjalë. Është dhe zëdhënsia Vorpsi e cila doli dhe foli në emër të subjektit që ka zgjidhu dhe mori kërcënime dhe ofendime. Ndaj morëm hapin e parë ligjor dhe bëm kallëzi në Prokurori”, tha ai.Më tej ai foli për bojkotin ndaj në Parlament, duke kërkuar ndërgjegjësimin e opinionit publik për “rrëshkitjen” e vendit drejt oligarkisë."Hapi i parë është shkëputja e marrëdhënieve me parlamentit. Ju duhet të kujtoni deklarimet e zotit Kerry, duke ngritur shqetësimin që këto vende po rrëshqasin drejt oligarkisë. Ne nuk rrimë të bëjmë sehir, por është në detyrën tonë të kundërvihemi, duke ndërgjegjësuar opinionin publik”, tha ai.