Fier, mbërrin trupi i të riut të mbytur në Igumenicë, ekspertiza: S'ka shenja dhune

Fier-Ka mbërritur në morgun e spitalit trupi i pajetë i Besmir Çullhaj (Në foto) i cili u gjet i mbytur në lumin e Igumenicës.Pas kërkesës së familjarëve, të riut iu bë ekspertiza mjeko-ligjore  sipas të cilës në trupin e 27-vjeçarit nuk u gjetën shenja dhune.Pas ekspertizës trupi i pajetë, do të niset ne fshatin Pojan, në vendin e lindjes së të riut.Besmir Çullhaj së bashku me tre shokë ishin nisur në drejtim të Greqisë por u gjetën nga policia greke të mbytur në Igumenicë.