Studimi për bujqësinë, nivel i lartë informaliteti, 40% e fermerëve punojnë me duar e kafshë
Nga fermerët shqiptarë 40% prej tyre punojnë tokën me duar ose me kafshë, ndërkohë që niveli i informalitetit përcaktohet i lartë. Këto gjetje janë bërë publike gjatë prezantimit të një studimi të organizuar nga BE dhe shoqata e investitorëve të huaj. Kordinatorja e këtij projekti, Linda Komani, u shpreh se në bazë të studimit problem mbetet edhe shitja e produkteve si dhe madhësia e sipërfaqes së tokës.“Mbi 40% e fermerëve shqiptarë punojnë tokën me duar dhe kafshë. Ndërkohë sipas hipotezave fermerët janë njëkohësisht shitës dhe janë të shpërndarë kudo në Shqipëri. Ekonomia rurale ka një nivel të lartë informaliteti, 88% e fermerëve rezultojnë të paregjistruar”, tha ajoPërfaqësuesi i BE-së në vendin tonë i përcaktoi si shqetësuese këto gjetje dhe kërkoi më shumë vëmendje për këtë sektor.“Bujqësia shqiptare ka nevojë për investime dhe investimet vijnë prej informimit në lidhje me mbështetjen që ofrohet për këtë sektor.E rëndësishme është që të rritet sipërfaqja e fermave dhe kjo mund të arrihet nëpërmjet informimit për të mirat që do të sillte krijimi i kooperativave. Ajo që më bëri përshtypje në këtë studim është niveli i ulët I teknologjisë që përdoret në Shqipëri dhe kjo nuk lejon rritje të standrtit të prodhimeve”, tha ai.Sektori i bujqësisë kohët e fundit është kthyer në kryefjalën e politikbërseve përsa i përket rëndësisë në ekonominë shqiptare por nga të dhënat vihet re një gjendje shumë negative.