Divjaka ka hequr traun për pushuesit, në parkun me pisha dhe në plazh s’ka mushkonja

Ndryshe nga vitet e tjera, ky sezon turistik e gjen plazhin e Divjakës më të kompletuar! Perpos disa projekteve për përmirësimin e infrastrukturës, ambientit më të pastër, luftën ndaj insekteve këtë verë, kushtet për pushuesit që frekuentojne plazhin e Divjakes, por edhe parkun kombëtar të pishës dhe lagunen e Karavastase, sigurisht që janë më të mira.Nje tjeter element që ka sjellë risi, është dhe vjelja e të ardhurave nga parkimet e automjeteve.Nuk ekziston më trau klasik që ishte vendosur dikur, por agjenti tatimor vjel të ardhura vetëm nga automjetet që shkojnë në zonën e rërës. Kjo zonë është e ndarë me pjesën e plazhit dhe aty ku pushohet nuk qarkullojnë mjete!Në këtë mënyrë funksionimi, nuk janë të detyruar të paguajnë tarifë parkimi personat që frekuentojnë lokalet e Divjakës në pyll.Për pushuesit që duan të futen me automjete deri në breg të detit, duhet të paguajnë taksën e parkimit të mjetit por nga ana tjeter, falë kësaj mase garantohet më shumë qetësi për pushuesit buze detit.