Ramiz Çoba zgjidhet në krye të PD Shkodër: Nuk do kandidoj për kreun e bashkisë

Me vetëm 20 vota diferencë, Ramiz Çoba është kryetari i ri i Partisë Demokratike të Shkodrës. Proçesi i votimit në raundin e dytë, e nxori fitues Çobën me 295 vota, përkundrejt 275 votave që mori rivali i tij i dalë nga balotazhi, Bardh Spahija.Pas shpalljes së rezultatit, Bardh Spahija uroi fituesin e kësaj gare dhe premtoi bashkëpunim në të ardhmen për ringritjen e PD. Ndërsa kryetari i ri i demokratëve Ramiz Çoba tha se kjo është fitorja e të gjithëve dhe se ai nuk do të kandidojë për kryetar bashkie.“Me zotin Spahija në krah unë them se shumë shpejt PD do ringrihet do bëjë një opozitë të fuqishme me synimin drejt pushtetit sa më parë. PD Shkodër do ta kuptoni se nuk është e përçarë, ju e kuptuat edhe sot ku zoti Spahija njohu rezultatin pa hezitim dhe do të jetë një nga bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë. Për kryetarin e bashkisë së ardhshme ju siguroj se nuk do jem kanditaturë, por siguroj që kandidaturë do jetë një personalitet i Shkodrës i cili do na çojë në mbajtjen e bashkisë së Shkodrës”, tha Çoba.Nga 625 delegatët e rrethit të Shkodres, morën pjesë në votim 575, ku nga të gjitha fletët e numëruara, 5 rezultuan të pavlefshme.