Nuland në Shkup: SHBA mbështet aspiratat e Maqedonisë, të zbatohet marrëveshja e Ohrit

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland gjatë vizitës në Shkup, duke folur për situatën e protestave në vend tha se duhet të zbatohet marrëveshja e Ohrit. Ajo garantoi se SHBA mbështet aspiratat evroatlantike të Maqedonisë dhe se ato janë prioritet i SHBA-ve.“SHBA do të vazhdoj të mbështesë fuqishëm procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit që udhëhiqet nën patronatin e OKB-së, me qëllim që Maqedonia të marrë vendin e merituar në NATO dhe BE. Kjo është prioritet i SHBA-ve”, deklaroi Nuland, pas takimit me kryeministrin Nikola Gruevski.Ajo nënvizoi se sot ka pasur bisedë të hapur dhe të sinqertë për të gjitha çështjet në vend dhe se për këtë ka faleminderuar kryeministrin Gruevski.“Ky është një moment i rëndësishëm për Maqedoninë si dhe për rajonin, duke pasur parasysh faktin se kjo Qeveri e re sapo ka filluar mandatin. SHBA mbështet vizionin e Maqedonisë që buron nga Ohri, si një shtet që po lëviz përpara, drejt prosperitetit dhe demokracisë. Isha shumë e lumtur kur dëgjova nga kryeministri se reformat po ecin përpara, dhe kjo është esenciale për dy komunitetet në vend që të bashkëpunojnë së bashku. Kjo është mirë për SHBA dhe se ne ishim pjesë e këtij vizioni, si dhe kemi bërë investimet tona në realizimin e këtij vizioni të integrimit dhe sigurisë”, nënvizoi ndihmës sekretarja amerikane.Ajo për herë të parë ka përmendur edhe aspektin zhvillimor me projekte konkrete të vendbanimeve shqiptare në Maqedoni.“Ne biseduam edhe për ate se si mund të thellojmë dhe përmirësojmë bashkëpunimin, përfshirë edhe rajonet në Maqedoni ku jetojnë shqiptarë. Këtë duam ta bëjmë me investitorët tanë, kompanitë dhe me këtë të forcojmë edhe integrimin ekonomik në këto rajone dhe zhvillim të të dyja komuniteteve”, deklaroi Nuland.Ndihmës sekretarja amerikane nënvizoi se SHBA faleminderojmë ushtrinë maqedonase për guximin dhe rolin e saj në misionin ndërkombëtar ISAF në Afganistan. Nuland sot në Shkup u takua në takime të mbyllura edhe me krerët e partive politike, Ali Ahmetin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe liderin e partisë opozitare maqedonase Lidhja Social Demokrate Maqedonase (LSDM), Zoran Zaev.