Nderohet legjenda e futbollit fierak Kujtim Majaci, shtatore në qendër të qytetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2014, 19:34
Legjenda e futbollit fierak Kujtim Majaci vazhdon të mbetet në zemrat e tifozëve. Emocionet që ai dhuroi në fushën e blertë për vite me radhë sot u përjetësuan ne një shtatore te gdhendur për figurën e tij.Kujtim Majaci një ndër futbollistët më të mirë të kohës, regjistroi rekordin e viteve 85-86 si golashenuesi me i mire me 20 gola.Majaci e shndërroi Apoloninë në një nga ekipet me të mira te futbollit duke regjistruar gjatë gjithë karrierës sportive mbi 100 gola.Idhulli i mijëra fierakëve, "djali me kemishen me vija" u nda nga jeta 5 vjet me pare si pasojë e një ataku në zemër.