Ligji për ish-të përndjekurit, OSBE shpreh rezerva: Mungon fatura financiare

OSBE ka shprehur rezerva për ligjin e ri që po përgatit qeveria për dëmshpërbimin e ish të përndjekurve politik.E ftuar të japë koment mbi ndryshimet ligjore, OSBE ngre shqetësimin për mungesën e faturës financiare të ligjit i cili do të miratohet brenda këtij sesioni në Parlament.Në komentet e saj prezenca thotë se është e shqetësuar se tabela e parë, numri i ish të përndjekurve politikë të gjallë që përfitojnë nga ndryshimi i ligjit se dhe parashikimi i ligjit nuk është mjaftueshëm i qartë rreth efekteve financiare të ligjit.Kategoritë në këtë tabele nuk reflektojnë kategoritë e parashikuara në ligj duke bërë të pamundur vlerësimin e plotë të efekteve financiare të ligjit. Nisur nga kjo prezenca rekomandon që kjo tabelë të ndryshohet.Projektligji u miratua vetëm me votat e mazhorancës në komsionin e ligjeve pasi opozita ka bojkotuar Kuvendin.Megjithatë, deputeti Pandeli Majko, para votimit kërkoi nga qeveria të mos heqë dorë nga dialogu me ish-të burgosurit politikë.“Sigurisht duhet një dialog në vazhdim me këta njerës se ne akoma i shohim përpara Parlamentit duke protestuar, që do të thotë dialogu me ta duhet mbajtur në mënyrë permanente”, tha Majko.Sipas ligjit të ri, prioritet për të marrë dëmshpërblimin kanë ish të dënuarat politike femra dhe ata që janë gjallë.