Vlorë, parqet e qytetit të pushtuara nga betoni, tkurren hapësirat e gjelbra
Në Vlorë janë kthyer në një problem serioz mungesa e hapësirave të gjelbra që duhet të zinin një sipërfaqe të konsiderueshme te qytetit bregdetar.Me shtimin e popullsise sidomos gjatë sezonit veror dhe jo vetem, rritet edhe nevoja për më shumë hapësira të gjelbra ku jo vetëm që parqet mungojnë por tashmë sipërfaqe të tëra janë të uzurpuara nga betoni. Reagimi për të disatën herë i qytetarëve, synon të zgjoje nga gjumi strukturat përgjegjëse.Vlora, një qytet bregdetar perlë e turizmit shqiptar me te ardhura të shumta në buxhet si pasojë e turizmit eshte kthyer tashme nga papërgjegjshmëria e pushtetit vendor në një qytet të betonizuar, ku pallatet shumëkatëshe të ndërtuara së fundmi, kanë zenë edhe ato pak hapësira që mund te përdoreshin për parqe të gjelberuara.