Jovanoviç: Rezoluta vetëm betim ritual në Kosovën
Rezoluta e Qeverisë së Serbisë për bisedime me përfaqësuesit e pushtetit në Kosovë, e miratuar njëzëri në mbledhjen ku ka marrë pjesë edhe presidenti i shtetit, Tomisllav Nikoliç, ka hasur në reagime të ndryshme nga qarqet opozitare serbe.Derisa Lëvizja e Rimëkëmbjes serbe (SPO) e Vuk Drashkoviç, e mbështet politikën e qeverisë ndaj Kosovës, kryetari i Partisë Liberal Demokratike (LDP) Çedomir Jovanoviç, vlerëson se sot, pas “mundimeve shumë mujore dhe çmendjes së qytetarëve” për Platformën për Kosovën, u konfirmua se nuk ekziston pëlqimi i shumicës në pushtet rreth platformës për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe se Rezoluta është përsëritje e frazave veç aq herë të shprehura.“Sot është e qartë se prapa debatit në Kuvendin e Serbisë për Rezolutën e cila për nga karakteri i vet nuk dallon nga të gjitha të mëparshmet, vetëm fshihet jo serioziteti dhe mungesa e vizionit të njerëzve që e drejtojnë vendin”, ka theksuar Jovanoviq në një deklaratë me shkrim.Sipas tij, mbledhja e paralajmëruar e Parlamentit do të humb çdo rëndësi, sepse serish do të bisedohet mbi rezolutën e cila është shprehje e politikës e cila nuk është e gatshme të ofrojë asgjë të re, pos përsëritjes së frazave aq herë të shprehura."Parlamenti tërësisht po zhvlerësohet sepse sekrete po shpallët platforma e cila evident nuk ekziston dhe propozon miratimin e Rezolutës e cila absolut nuk mund të ndikojë në situatën në Kosovës apo negociatat e Brukselit”, thotë Jovanoviç dhe shton se “për këtë shkak mbledhja paraprakisht është dënuar në betimin ritual në Kosovën, pa ambicie që seriozisht të bisedohet mbi mënyrën si mund të zgjidhen problemet”.Ai ka thënë se partia e tij ka qenë e gatshme ta mbështes rezolutën e cila do të sillte ndryshimin e kursit, do ta tregonte Serbinë si partner konstruktiv i cili ka marrë mësime nga gabimet e së kaluarës, të gatshëm që më në fund të heq dorë nga politika e cila gati i ka shlyer serbët nga hapësira e Kosovës. Kurse Serbinë e ka bërë vendin më të pa fat evropian.