Shiste biletat të paligjshme për botërorin, arratiset zyrtari i FIFA-s

Ray Whelan, drejtori i një kompanie partnere të FIFA-s është larguar nga hoteli për t'i shpëtuar arrestimit mbi shitjen e paligjshme të biletave të Kampionatit Botëror.Sipas shefit të policisw braziliane, Fabio Barucke, tashmë whelan është shpallur zyrtarisht i arratisur nga drejtësia.Më herët, një gjyqtar kishte pranuar një padi të ngritur ndaj britanikut dhe 11 personave të tjerë, të cilët konsiderohen si pjesë e një rrjeti ndërkombëtarë që merreshin me këtë aktivitet të paligjshëm. Policia deklaroi se më shumë se 90 milion dollarë janë përfituar nga personat të cilët kryenin shitjen e paligjshme të biletave.Kjo skemë mendohet të ketë funksionuar në 4 botërorë. Personave të arrestuar u sekuestruan gjatë arrestimit 100 bileta, kompjutera, celularë dhe një shumë parash. Whelan, 64 vjeç, u ndalua të hënën nga policia në hotelin "Copacabana" në Rio De janeiro, por u la më pas i lirë pasi ishte marrë në pyetje nga autoritetet. Në një deklaratë të dhënë pas ndalimit të tij ai nuk pranoi asnjë nga akuzat e ngritura, por u shpreh i gatshëm të bashkëpunonte me drejtësinë.Policia në Rio de Janeiro bëri të ditur se kishte shkuar në dhomën e hotelit të Whelan, por ai nuk ndodhej aty dhe ishte larguar rreth një orë më herët se të mbërrinte policia.Shefi i policisë së Rio-s tha se pas vëzhgimit të kamerave 64 vjeçari është larguar nga hoteli nga një derë e shërbimit.Gazeta braziliane "O Globo", duke cituar policinë shkruan se Whelan është larguar bashkë me avokatin e tij.Ai nuk mund të largohet nga vendi pasi pas arrestimit i është sekuestruar pasaporta.