Viktima pas sulmeve në Gaza, vriten 20 persona mes tyre 5 fëmijë
Më shumë se 20 persona janë vrarë pas sulmeve gjatë natës nga Izraeli në Rripin e Gazës.Lajmi është bërë i ditur nga burime të qeverisë palestineze. Shumica e sulmeve ishin të përqëndruara mbi shtëpitë dhe kafenetë në jug të vendit. Militantët në Gaza vijuan përgjatë gjithë natës sulmet ndërsa zhurma e sirenave dëgjohej deri në mëngjes.Mes viktimave të sulmeve ajrore izraelite janë edhe 5 fëmijë. Ky është numri më i madh i viktimave në këto 3 ditë ofensivë mes Palestinës dhe Izraelit. Deri tani rreth 60 palestinezë kanë mbetur të vdekur, shumica prej tyre civilë, që prej fillimit të sulmeve të Izraelit, që kanë si për qëllim ndalimin e sulmeve me raketa në shtetin hebre nga Gaza bregdetare.Izraeli pretendon se më shumë se 200 raketa janë lëshuar nga persona të armatosur, të cilat nuk kanë shkaktuar viktima, por kanë paralizuar zonat jugore.Ushtria izraelite deri tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me sulmet, të cilët sipas mediave izraelite u kryen menjëherë pasi rreth 30 raketa, brenda një ore, u lëshuan në hapësirat e qyteteve jugore Izraelite, në të cilat nuk u raportua për viktima.Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon paralajmëroi se situata në Gaza është e nderë, duke i bërë thirrje militantëve izraelitë dhe atyre palestinezë ti japin fund gjendjes së luftës. Ban Ki Moon gjithashtu theksoi se përshkallëzimi i këtij konflikti mund të çojë në një situatë spirale që mund të përfshijë edhe vende të tjera e që mund të dalë jashtë kontrollit. Pasditen e sotme Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pritet të mblidhet në një seancë urgjente për të diskutuar për këtë krizë.Por duket se lufta tashmë, nga terreni ka kapluar edhe në politikën e dy vendeve. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu është zotuar se do të intensifikojë edhe më shumë sulmet ndaj hamasit, madje presidenti Shimon Perez tha për rrjetin amerikan CNN se shumë shpejt do të nisë ofensiva edhe nga toka./nzh/oranews online/