Rriten tensionet dhe sulmet mes Izraelit dhe Palestinës
Përshkallëzohet konflikti Palestinë-Izrael. Militantët palestinez kanë vijuar sulmet drejt qyteteve izraelite ndërsa ky i fundit ka sulmuar rripin e Gazës përgjatë të gjithë natës.Sipas Izrealit, 4 raketa e kanë goditur vendin gjatë natës ndërsa një seri të shtënash janë dëgjuar në Tel Aviv. Në kundërpërgjigje ushtria izraelite ka lëshuar në drejtim të Gazës mbi 160 raketa.Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës, mbi 25 palestinez kanë humbur jetën nga ky shkëmbim zjarri ndërsa mbi 70 janë plagosur rëndë.Sipas ministrisë, mes viktimave janë edhe 4 gra e 3 fëmijë. Përmes një deklarate për mediat, ushtarakët e Hamas kanë kërcënuar se tashmë Izraeli është targeti kryesor. Izraeli ndërkaq ka paralajmëruar se do të dërgojë në Gaza më shumë trupa ushtarake.Madje ka thirrur në mbështetje edhe 40 mijë ushtarë rezerviste. Presidenti palestinez Mahmoud Abbas kërkoi që ti jepet menjëherë fund këtij konflikti të armatosur dhe bëri thirrje për qetësi.Tensionet mes dy vendeve nisën një javë më parë, pas vrasjes së tre të rinjve izraelitë që u pasua nga djegia i gjallë të një adoleshenti në Jeruzalem.