Obama në telefon me Netanjahun për situatën në Gaza
Presidenti amerikan Barack Obama bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara janë gati të ndërmjetësojnë deri në arritjen e një marrëveshjeje mes militantëve izraelitë dhe atyre palestinez në Gaza. Komentet e kreut të Shtëpisë së Bardhë u bënë gjatë një telefonate më kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu.Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, gjatë kësaj telefonate që zgjati disa minuta, Obama u shpreh se SHBA-të mbeten të hapur në arritjen e një marrëveshjeje për të lehtësuar situatën dhe për të ndërprerë luftimet mes dy palëve, duke përfshirë këtu edhe kthimin e planit të armëpushimit të arritur në nëntor të 2012-ës, mes dy qeverive.Presidenti amerikan gjithashtu dënoi sulmet me raketa nga Hamasi, duke shprehur shqetësim për rrezikun e përshkallëzimit të krizës ndërsa nënvijëzoi se të dyja palët duhet të bëjnë gjithcka munden për të mbrojtur jetën e civilëve e për të rikthyer paqen.Komente për situatën në Rripin e Gazës shprehën edhe presidenti rus Vladimir Putin dhe ai francez Francois Hollande.Më herët ishte sekretari I përgjithshëm I OKB-së Ban Ki Moon ai që I kërkoi ushtrive të Izraelit dhe Palestinës të tërhiqen duke theksuar se Lindja e Mesme nuk mund të përballojë një tjetër luftë.Nga ana e tij kryeministri Netanjahu tha se operacionit e ushtrisë së tij në gaza po përparojnë sikurse ishte parashikuar. Ndërkaq sulmet nga ajri me raketa kanë vijuar përgjatë të gjithë natës. Vetëm në 24 orët e fundit më shumë se 90 persona kanë humbur jetën. Sipas ministrisë së shëndetësisë palestineze, më shumë se gjysma e tyre janë civilë ndërsa 600 të tjerë janë plagosur.