Transmetohet në tv një video e Oskar Pistorius
Çështja Pistorius duket se merr një tjetër kthesë, pas shfaqjes në televizion të një videoje ku vetë Oskar Pistorius, rikrijon të gjithë skenën e vrasjes së të dashurës së tij. Avokatët mbrojtës të atletit 28 vjeçar e kanë dënuar shfaqjen dhe publikimin e kësaj videoje.Në këto pamje, Pistorius duket që vrapon nëpër shtëpi, pa protezat e tij në këmbë, dhe vepron sikur në duar po mban një pistoletë. Kjo video ende nuk është shfaqur në gjyqin që po zhvillohet në Afrikën e Jugut, ku atleti po përballet me akuzat se ka qëlluar për vdekje mbi të dashurën e tij, modelen Reeva Stenkamp.Video është filmuar, ende nuk dihet nga kush, në shtëpinë e kushërirës së tij. Ai mban në duar një pistoletë imagjinare dhe bërtet: "Reeva, thërrit policinë". Ai duket edhe sikur mban në krahë trupin e një femre, që në këtë rast është një kukull", duke e nxjerrë nga tualeti dhe duke e zbritur poshtë, gjithnjë pa vënë protezat e tij. Pas vendosë në tokë kukullën, Pistorius vendos protezat e tij në këmbë.Avokatët mbrojtës thanë se video është realizuar për të patur një ide sesi kanë rrjedhur ngjarjet, për të ndihmuar specialistët amerikanë në krijimin e një modeli të ngjarjes. Pas vrasjes 14 shkurtin e 2013-ës, Oskar Pistorius, tha për policinë se e vrau të dashurën e tij Reeva gabimisht duke e pandehur për hajdut ndërsa për prokurorinë ai e ka qëlluar atë qëllimisht, në sherr e sipër.Modelja dhe atleti paraolimpik, kishin rreth 3 muaj të lidhur bashkë para tragjedisë. Në gjyqet në Afrikën e Jugut nuk ka juri, ndaj dje atleti do të gjykohet direkt nga gjykatësi, asistuar nga dy ekspertë. Nëse shpallet fajtor, Pistorius do të vuajë dënim përjetë.