Atmosfera pas fitores së Gjermanisë, përleshje dhe arrestime
Fitorja historike e Gjermanisë në "Belo Horizonte" 7 - 1 ndaj Brazilit, nuk ka kaluar pa incidente. Tifozët e të dyja skuadrave janë përleshur deri në orët e para të mëngjesit ndërsa i gjithë vendi ishte në gjendje gadishmërie.Presidentja e vendit Dilma Rouseff kishte kërkuar që e gjithë ushtria dhe policia e shtetit të zbresë në rrugë për të shmangur cdo incident të mundshëm.Ndonëse tifozët gjermanë dhe ata brazilianë kanë qënë larg njëri tjetrit për të ndjekur ndeshjet, sërish momentet e festimit të gjermanëve kanë hasur në kundërshtinë e tifozerisë braziliane.Fitorja 7 me 1 e Gjermanisë, i ka cuar gjermanët në stadium por edhe në rrugët e sheshet kryesore në delir, duke shpërthyer në një festë që zgjati deri në orët e para të mëngjesit, duke pushtuar edhe plazhin e famshëm të Copacabana.Ndërsa më e vështirë ka qënë pranimi i humbjes dhe fundi i ëndrrës për vendin mikëpritës të këtij eventi. Këta të fundit janë përplasur me gjermanët, kanë thyer xhama makinash e dyqanesh ndërsa policia ka arrestuar deri më tani mbi 100 tifozë.Tashmë Gjermania duhet të presë për disa orë për të mësuar se cilin do të ketë kundërshtarë më 13 korrik në Maracana, Argjentinën apo Hollandën, nëse kupa e botës do të mbetet në Europë apo do të kemi një përballje 2 kontinentesh.