Izraeli sulmon sërish Rripin e Gazës, 15 të plagosur, mes tyre 2 gra dhe fëmijë
Izraeli ka ndërmarrë të tjera ofensiva ushtarake nga ajri në Rripin e Gazës, duke pasuar kështu raketat e lëshuara nga lëvizja islamike e Hamasit.Së paku 15 palestinezë, duke përfshirë këtu edhe 2 gra dhe një fëmijë, raportohet se kanë mbetur të plagosur. Hamasi tha se iu përgjigj sulmeve nga ajri të Izraelit, pasi e akuzoi këtë të fundit si përgjegjës për vrasjen e 5 luftëtarëve të tij një ditë më parë, akuza të mohuara nga Izraeli.Sipas Izraelit, operacioni do të zgjerohet edhe më shumë ditët në vijim pasi 1500 rezervistë janë thirrur për të marrë pjesë në këtë konflikt të armatosur, pasi sipas tij dhjetëra raketa janë lëshuar nga Hamasi në qytetet jugore dhe qendrore gjatë së hënës.Tensionet janë rritur në Lindjen e Mesme që kur një adoleshent palestinez u vra duke u djegur i gjallë, në atë që dukej si hakmarrje për vrasjen e tre të rinjve izraelitë.Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka siguruar familjen e adoleshentit të vrarë se autoritetet do të bëjnë të pamundurën për kapjen e autorëve. Zyra e kryeministri tha se Netanyahu kishte takuar prindërit e 16-vjeçarit të vrarë, duke i shprehur ngushëllime.