Skandali i pedofilisë trondit politikën në Britani
Ekzistojnë prova të shumta se së paku 20 personazhe publikë, emra të njohur e të spikatur të politikës, përfshirë këtu politikane, deputetë dhe ministra, kanë abuzuar për dekada me rradhë me fëmijët.Lajmi dhe provat për super skandalin e pedofilisë në Mbretërinë e Bashkuar, është bërë publik nga ish menaxheri i një projekti për mbrojtjen e fëmijëve, i cili kërkoi një hetim që në vitin 2012, pasi deklaroi se një elitë e fuqishme pedofilësh kanë kryer abuzime me të mitur në format nga më të ndryshmet e më të këqijat. Aktualisht autoritetet zyrtare dhe qeveria në Londër kanë nisur hetimet për 2 raste konkrete.Sipas Peter McKelvie, shumë politikanë të tjerë ishin në dijeni të këtyre ngjarjeve por nuk kishin fuqi të vepronin. Nga ana e saj, qeveria aktuale britanike ka njoftuar se do të rishikojë deklaratat denoncuese. Sekretari i përhershëm i Home Office, Mark Sedëill do të përballet me pyetje mbi mënyrën se si dikasteri i tij menaxhoi dyshimet për abuzime seksuale ndaj të miturve në një periudhë 20-vjeçare.Duke folur para deputetëve një ditë më parë, sekretarja e Brendshme, Theresa May deklaroi se do të mbahet një hetim i gjerë që do të kryhet nga një panel i pavarur ekspertësh ligjorë dhe specialistësh për mbrojtjen e fëmijëve.Në këtë proces hetimor do të hetohen edhe prokurorë e policë, për mënyrën se si menaxhuan informacionet që iu dhanë kohë më parë mbi këtë çështje. Sipas McKelvie, shumë nga ata që janë pjesë e rrjetit të pedofilisë, kanë vdekur ndërsa ai disponon së paku 7 kuti me materiale e prova që I ka vënë në dispozicion të policisë së Scotland Yard.Shumica e fëmijëve me të cilët është abuzuar 20 vitet e fundit janë djem. Pjesë e provave janë edhe letërkëmbimi që këta "politikanë" këmbenin më pas me këta fëmijë duke I kërcënuar për të mos treguar asgjë.