Sulme në Kenia, 13 persona humbin jetën, dyshime mbi grupin islamik

Të shtëna me armë janë raportuar në distriktin bregdetar të Lamu, në Kenia, vend i cili përgjatë këtij viti është shndërruar në një skenë sulmesh të vazhdueshme të sulmeve e shpërthimeve nga ana e militantëve islamikë.Disa shtëpive raportohet se i është vënë zjarri, ndërsa në Gamba një rajon policie është sulmuar. Sipas Kryqit të Kuq në Kenia, deri më tani 13 persona kanë humbur jetën.Edhe për këto sulme dyshimet kanë rënë mbi grupin militant islamik, al-Shabab, pasi ata kanë marrë përsipër përgjëgjësitë edhe për sulmet në të kaluarën.Dëshmitarët thanë se dhjetëra burra të armatosur janë shfaqur papritur në një qendër tregtare në kontenë Lamu, në qendër të saj, dhe kanë hapur zjarr.Sipas komisionerit të kontesë, Miri Njenga, zyrat qeveritare dhe prona publike e private janë djegur tërësisht.Vetëm gjatë muajit të fundit, në zonën e Lamu, nga sulme të ngjashme, kanë humbur jetën 60 persona. Kjo zonë, që përfshin edhe ishullin Lamu, njihet si një destinacion i frekuentuar turistik.