SHBA reagon pas rrahjes brutale të 15-vjeçarit palestinez nga policia izraelite
SHBA - Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar se është thellësisht i shqetësuar pas publikimit të raportit se adoleshenti amerikan është rrahur brutalisht nga policia izraelite në lindje të Jeruzalemit.Tariq Khdair, 15-vjeçari nga Florida e SHBA-ve, është kushëriri i Mohammed Abu Khdair, 16-vjeçarit palestinez të torturuar dhe më pas djegur pak ditë më parë, ngjarje që shkaktoi edhe protesta të mëdha në vend.Autoritetet izraelite janë shprehur thjesht se do të hetojnë për këtë incident, pasi policia u shpreh se amerikani 15-vjeçar ishte pjesë e një grupi që ka sulmuar policinë.Familja e adoleshentit, teksa tregon foton e djalit pas rrahjes në mënyrë barbare që i është bërë nga policia,ka mohuar që ai të ketë qënë pjesë e ndonjë grupi.Protesta të dhunshmë janë përhapur në orët e fundit në disa qytete izraelite, pas publikimit të raporteve dhe ekzaminimeve në trupin e pajetë të 16-vjeçarit të ekzekutuar, Mohammed Abu Khdair, sipas të cilave ai është djegur i gjallë.Sipas ekspertëve që morën pjesë në autopsinë e tij, në kanalin e frymëmarrjes së 15-vjeçarit është raportuar për prani pluhuri, që do të thotë se viktima ka gëlltitur këtë material teksa digjej i gjallë.Mohammad Abu Khadir, i cili kishte marrë edhe disa plagë në kokë, kishte të djegur 90%të trupit të tij.Vdekja e tij erdhi pas rrëmbimit dhe vrasjes së tre të rinjve izraelitë.Oranews.tv