Arratisen 63 vajza të rrëmbyera nga Bok Haram

63 vajza të rrëmbyera në qershor nga grupi militant islamik Boko Haram kanë arritur të arratisen dhe të shpëtojnë. Vajza, 68 gjithsej, u rrëmbyen pak javë më parë në një qytet në jug-lindje të Nigerisë.Lajmi u bë publik nga një burim i sigurisë nigeriane, sipas të cilit vajza arritën të arratisen të premten teksa ekstremistët sapo ishin larguar për të zhvilluar një operacion tjetër rrëmbimi në një fshat.Vajzat u rrëmbyen në qershor në një fshat të Kummabza, në shtetin e Bornos. Të pyetura nëse kishin dijeni për fatin e mbi 200 vajzave të tjera të rrëmbyera në muajin prill, vajzat e rikthyera në shtëpi nuk ishin përgjigjur. Ato janë pyetur edhe për kushtet në të cilat mbaheshin e si trajtoheshin nga grupi militant por asnjëra nuk është shprehur.Militantët e Boko Haram janë kthyer kështu në tmerrin e fshatrave veriore në Nigeri duke vrarë e duke masakruar qindra persona, madje shpeshherë ushtria nigeriane është akuzuar se ka ndihmuar militantët. Boko Haram i ka shtuar ndjeshëm sulmet që nga viti 2009. Sekti radikal islamik ka marrë gjithnjë përsipër përgjegjësinë e sulmeve të kryera prej tij dhe për rrëmbimin e vajzave. Madje lideri i tyre, Abubakar Shekau, përmes një video ka thënë se vajzat janë skllave që do të shiten dhe martohen me dhunë, ndonëse të gjitha janë të moshave 12 deri në 17 vjec, dhe kjo nëse qeveria nuk liron nga burgu militantët e tij.