Tragjedi në Teksas, 6 viktima, 4 fëmijë e dy të rritur
Gjashtë persona, mes të cilëve 4 fëmijë, kanë mbetur viktima të një sulmi me armë në Teksas. Ata janë gjetur të vrarë në një shtëpi shumë pranë qytetit amërikan Houston.Sipas policisë, një vajzë adoleshente është në gjendje të rëndë për jetën pasi është qëlluar në kokë por së paku përpara se të binte në koma, ka qënë në gjendje të identifikojë killerin dhe ta orientojë policinë drejt tij.Ajo ka mbajtur mend emrin e tij dhe për policinë ka nisur ndjekja. Ai po tentonte të largohej nga qyteti teksa është rrethuar nga policia dhe është arrestuar menjëherë.Ende nuk bëhet i ditur identiteti i autorit të ngjarjes dhe as mosha e tij ndërsa viktimat janë nga mosha 5 deri në 40 vjec.Sipas policisë, ndonëse kjo pistë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, dyshohet se bëhet fjalë për një ndarje mes autorit të ngjarjes dhe njërës prej viktimave.Policia njofton se pasi ka rrethuar makinën e autorit të ngjarjes, rreth të 30-tave, ky i fundit i kishte drejtuar vehtes pistoletën në kokë dhe policia ka tentuar të negociojë me të për 2 orë duke e bindur të mos arrijë në akte më ekstreme.