VIDEOLAJM/ Irak, 450 gra trajtohen për të luftuar ISIS

Irak - Më shumë se 450 gra irakene kanë nisur një trajnim ushtarak në Irak këtë vit, menjëherë pasi militantët islamikë ISIS, filluan betejën e tyre për kontrollin e territoreve në Irak.Kjo është iniciativa e marrë nga këto gra të cilat kanë vendosur të mbrojnë vendin e tyre nga militantët ekstremistë të ISIS.Numri i këtyre grave të cilat kanë dalë vullnetare për të luftuar ekstremistët, ka ardhur gjithnjë në rritje, dhe pritet një rritje e numrit të tyre, sidomos pas pushtimit të qytetit Musolin, dhe më pas që u drejtuan drejt kryeqytetit të Irakut.Iniciativa e ndërmarrë nga këto gra ka qënë për të mbrojtur vendin e tyre , por mbi të gjitha një shtysë akoma më e madhe ka qënë humbja e njerëzve të dashur gjatë luftimeve ndaj grupeve të terrorit.