Stuhia "Arthur" godet Kanadanë, 200 mijë njerëz braktisin shtëpitë
SHBA- Stuhia tropikale "Arthur", tashmë e dobësuar dhe jo më një uragan, ka goditur edhe Kanadanë juglindore, ku mbi 200 mijë persona braktisën shtëpitë dhe qindra biznese kanë mbetur pa energji elektrike.Kjo zonë u godit më së shumti nga shiu i rrëmbyer dhe nga erërat e forta. Energjia elektrike mungon për më shumë se 141 mijë konsumatorë pasi për shkak të erës së forta, pemët u rrëzuan duke këputur edhe linjat e energjisë.Sipas parashikimeve, "Arthur" pritet të zhvendoset tashmë në gjirin e Saint Laurence.Fillimisht, uragani goditi Karolinën e Veriut, më pas preku New England. Sipas autoriteteve kanadeze, dhjetëra fluturime janë anulluar, të paktën për të dielën.Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve në SHBA, tanimë "Arthur" është një stuhi e lehtë tropikale, e parrezikshme, që do të karakterizohet vetëm nga shira të vazhdueshëm.Uragani Arthur ishte i pari që goditi SHtetet e Bashkuara që pas super uraganit "Sandy" që shkatërroi New York dhe New Jersey, në tetor të vitit 2012.ar.sh/Oranews.tv