Armëpushim në Rripin e Gazas, Hamas dhe ushtria izraelite do ndalojnë luftimet
Një pakt armë-pushimi pritet të shpallet gjatë kësaj të premteje mes Hamasit dhe Izraelit, pas shkëmbimeve më të fundit të zjarrit në Rripin e Gazës.Një burim nga grupi militant palestinez tha për BBC se pakti është ndërmjetësuar nga zyrtarë të inteligjencës egjiptiane.Raketa nga Gaza kanë goditur përgjatë ditëve të fundit jugun e Izraelit, duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe dhjetëra të plagosur ndërsa Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme ajrore.Ndërkaq duket se tensionet mbeten të ndezura në Jeruzalemin lindor përpara mbajtjes së ceremonisë funebre të adoleshentit palestinez të vrarë pak ditë më parë.Shkaku i vrasjes së tij ende nuk është konfirmuar nga autoritetet zyrtare, por dyshohet se ky është një akt i pastër hakmarrjeje pas vrasjeve të 3 adoleshentëve Izraelit.Ndërkaq mediat vendase raportojnë se Izraeli ka shtuar prezencën e trupave ushtarake në kufijtë me Gazën pas tensioneve të ditëve të fundit. Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të veprojë vetëm nëse do të sulmohet.Për vdekjen e 3 adoleshtëve izraelit akuzoi drejtpërdrejt Hamasain, ndërsa i bëri thirrje Presidentit të Palestinës, Mahmud Abas, që të braktisë aleancën e tij me lëvizjen Fatah.B. Kuçana/Oranews.tv