Përleshje në Jeruzalemin lindor gjatë varrosjes së adoleshentit
Policia izraelite u përlesh me protestues palestinezë në Jeruzalemin lindor, ndërkohë që mijëra njerëz ishin mbledhur për funeralin e një adoleshenti palestinez të vrarë nga një sulm që dyshohet se ishte kundërpërgjigje hakmarrëse izraelite.Demonstruesit palestinezë qëlluan me gurë në drejtim të policisë izraelite dhe policët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe granata dje në ditën e tretë të protestave të ndezura.Policia izraelite kishte forcuar masat e sigurisë në përgatitje për demonstrata të reja për funeralin e Mohammed Abu Kudair.Miq dhe të afërm varrosën dje adoleshentin në lagjen arabe të Shuafatit. Trupi i Kudairit u gjet në një pyll në Jeruzalem të mërkurën, rreth një orë pasi persona të panjohur e kishin futur me forcë në një makinë.Autoritetet thonë se po hetojnë nëse vrasja u ndërmor në përgjigje të rrëmbimit dhe vrasjes së tre adoleshentëve izralitë disa ditë më parë. Zyrtarët izraelitë fajësojnë Hamasin për vrasjen e adoleshentëve izraelitë, të cilët u varrosën këtë javë.Marrë nga Zëri i Amerikëse.k/ora.news/online