Shtetet e Bashkuara shënojnë 238 vjetorin e pavarësisë, festime të shumta
SHBA- Dita e pavarësisë, 4 korriku është festë kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që shënohet në shenjë të kujtimit të nënshkrimit të Deklaratës për pavarësinë nga ana e Kongresit kontinental më 4 korrik të vitit 1776 në Filadelfia.Kjo festë për SHBA-të, është dita e shtetit symbol, lirisë dhe demokracisë, në 238 vjetorin e saj. Cdo vit më 4 korrik, e gjithë SHBA-ja mbushet me flamuj amerikanë dhe simbolet e saj, ndërkohë që miliona amerikanët kremtojnë në çdo ambjent, edhe në rrugë, me ndjenjën e madhe të krenarisë. Tradita e kësaj ditë, është sigurisht dreka familjare.Tonelata me fishekzjarre, parada multi kulturore dhe sportive, karnavale shumëngjyrshme dhe të mahnitshme, koncerte të ndryshme, lojëra sportive organizohen në këtë ditë. Në sheshe, parqe, dhe vende të veçanta, mbahen fjalime politike, akademi solemne dhe organizime private me vendosje të luleve në Varrezat e Dëshmorëve pritet të mbahen sot për të festuar historinë dhe kujtuar të rënët, qeverisjen dhe traditat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Këto janë vetëm disa fragmente nga deklarata e pavarësisë e firmosur 238 vjet më parë:"Ne i konsiderojmë, të drejtat e njeriut si të vetëkuptueshme: që të gjithë njërëzit janë krijuar të barabartë; që ata janë pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme; dhe mes tyre janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë; që për të siguruar këto të drejta, qeveritë krijohen nga njërëzit, duke e përftuar pushtetin e tyre të drejtë nga pëlqimi i zgjedhësve…".Këto fjalë ndryshuan përgjithmonë parimet e qeverisë. Kush i shkroi këto fjalë të jashtëzakonshme, duke ndryshuar përgjithmonë parimet e qeverisë. Ishin ata politikanë te shquar, akademikë e teoricienë politikë. Jo, ata ishin fermerë (bujq), avokatë, tregtarë, një botues librash, dhe një topograf.Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tani republika më e vjetër që i ka qëndruar historisë botërore, me një serë institucionesh dhe traditash politike. Ato, që tani konsiderohen "idealet amerikane", jane përqafuar në mbarë botën; forma alternative të organizatave dhe qeverive politike kanë ardhur e kanë ikur gjatë këtyre 238 vjetësh.Kuadri politik i ngritur në ato fjalë të thjeshta, të sipër cituara në fillim, janë idetë për të themeluara për herë të parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të shekullit 18-të.B. Kuçana/Oranews.tv